Forumi Rinor i Besës: Pse Konvikti i Tetovës ende jofunksional, a mos përgatitet për kazino?

INA
INA

21/10/2023

Forumi Rinor i Lëvizjes BESA: Pse Konvikti i Tetovës ende jofunksional, a mos përgatitet për kazino?

Ja konferenca e plotë:

Pushteti shkatërrimtar BDI – LSDM janë të gatshëm të investojnë në gjithçka që është anti qytetare, në dëm të rinisë dhe popullit shqiptarë.

Në arsimin fillor dhe të mesëm, po përfundon gjysmë vjetori i parë dhe fëmijët ende nuk kanë libra, zero investime në shkolla dhe në kabinete profesionale, si dhe kushte mizore.
Edhe më e keqe është gjendja në arsimin e lartë, sidomos në universitetet shqiptare. Si çdo projekt tjetër, edhe Konvikti studentor në Tetovë po premtohet me dekada. Por përfundimi dhe vendosja në funksion i këtij objekti vazhdon të mbetet premtim i rremë dhe një ëndërr e parealizuar për çdo student shqiptarë.
E derisa investimet në arsimi dhe në projekte për zhvillimin intelektuale të rinisë vazhdojnë të jenë zero denarë, investimi i vetëm kapital i Qeverisë së Ali Ahmetit është në kazino, bastore, dhe në realizimin e tenderëve për tu pasuruar familjarët dhe të afërmit e BDI-së dhe LSDM-së.
Andaj e pyesim Qeverinë e Ali Ahmetit, pse lënë rrugëve studentët shqiptarë dhe nuk e vendosin në funksion konviktin në Tetovë, vallë, a mos dëshirojnë që edhe këtë ta shndërrojnë në kazino, siç po shndërrojnë në objekte të kumarit restorantet e dasmave, duke u paguar nga buxheti i qytetarëve miliona euro qira?

Zvarritja e hapjes së konviktit nuk mund të ketë asnjë arsyetim tjetër, vetëm se pritjen e momentit që ky objekt të privatizohet dhe të përdoret për interesa të ndonjë funksionari të BDI-së, por ne si Rini e Lëvizjes BESA këtë gjë nuk do ta lejojmë, se ne jemi shkatërrimtarët krimit të pushtetit BDI-LSDM. Andaj kërkojmë që paratë e destinuara për investime në kumar të destinohen për funksionimin të konviktit dhe vendosjen e studentëve në të”, thekson Forumi rinor i Lëvizjes BESA – Tetovë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_6922

Sela: Nuk mund të shesin opozitarizëm ata që 20 vite nuk u kujtuan për shqiptarët, dhe shkelin marrëveshjet

Mexhiti gashi kasami

Gashi, Kasami dhe Mexhiti bashkëbisedim me mërgimtarët në Zvicër

pendarovski-nato

Pendarovski: Maqedonia e Veriut është një vend i vogël me ambicie të mëdha klimatike

Dimitar Kovacevski

Kovaçevski: Me një sistem tatimor efikas dhe politika pozitive, sigurojmë stabilitet financiar të vendit

Arben Taravari

Taravari sqaron gjitha dilemat dhe akuzat, ASH është faktor, do të dij si të veprojë

arben taravari

Taravari: Bota është e polarizuar, mesazhet e Lavrov janë të pritshme

Screenshot_162

Skandal në Shkup! Një grua ua mundësoi dy burrave të kenë marrëdhënie seksuale me dy të mitura, më pas i xhiroi

Bilall Kasami

Kasami: Bujari e solli Llavrovin në Shkup që të flas kundër shqiptarëve dhe Kosovës

Zekiri muhamed

Zekiri duhet t’i kthejë mbi një milion euro

INFO

NA NDIQ