Forumi Rinor i Lëvizjes BESA sot vazhdoi aksionin per mirëpritjen e m.ërgimtarëve (VIDEO)

0

Forumi Rinor i Lëvizjes BESA, sot vazhdon aksionin per mirëpritjen e më.rgimtarëve, por këtë herë ndodhemi në pikën pagesore “Petrovec”, pasi që MPB-ja për herë të dyte nuk i përgjigjet kërkesës tonë për aktivitet në kufi, edhe pse këto lloj të aktiviteteve duhet ti zhvillon vetëm shteti, por ata jo vetëm që nuk organizojnë por edhe na pengojnë në organizimin e një aktiviteti simbolik, prandaj jemi të detyruar që të dalim në këtë formë për të iu uruar mirseardhje në vendlindje dhe duke i pritur në një mënyrë si.mbolike, pasi që janë pikërisht këta promotorët e ekonomisë së vendit, të cilët kontribojnë në buxhetin e shtetit, pavarësisht se ky shtet shumë pak kujdeset për ta.

Ne si Forum Rinor i Besës, në mënyrë si.mbolike duke iu ofruar nga një shishe ujë, iu urojmë mirëserdhje në vendlindje të gjithë mer.gimtareve, me shpresën që në të ardhmen të kontribojmë, të mirëpriten në forma shumë më të mira dhe kushte sa më komode, qe të ndjehën rehat në vendlindjen e tyre.