Foshnja e parë e lindur në ora 00:01 pasmesnatën e parë të vitit të ri 2025 në Maqedoninë e Veriut është djalë.
Ai u lind në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë në Shkup.
“Ka lindur një bebe djalë i shëndoshë, me peshë 3190 gram dhe 50 centimetra i gjatë”, informuan nga Klinika. Nëna e foshnjes është Sanja Talevska.(INA)