FOTO/ Ardian Ismajli rekordmen, sërish mes yjeve në kampionatin kroat

0

Ardian Ismajli po shkëlqen në Kroaci dhe për të shtatën herë është përfshirë në formacionin më të mirë të javës, duke barazuar Dominic Livakovic të Dinamo Zagreb. Mbrojtësi i Hajduk Split ka spikatur në fundjavë sërish.

Referuar Instat Sport, Telesport.hr ka publikuar 11 më të mirët e javës. Ismajli ka fituar 11 duele nga 15, ndërkohë që ka fituar 6 topa. Tre prej tyre në gjysmëfushën e kundërshtarit. Mbrojtësi si zakonisht ka vijuar të regjistrojë një numër të lartë pasimesh të sakta, is dhe ka ndërprerë 10 aksione.

Një javë më parë kishte më shumë shqiptarë në formacionin më të mirë, pasi kishin shkëlqyer Jon Mersinaj, Francesco Tahiraj dhe Lirim Kastrati. Ky i fundit madje ishte lojtari më i mirë i javës. /abcnews.al