Muzika e tij po pushton skenat evropiane! Vetëm për muajin maj, Gjesti ka të konfirmuara plot 8 koncerte në qendrat më të mëdha të diasporës shqiptare – nga Austria, Belgjika, Gjermania e deri në Zvicër.
Sipas menaxherëve të showbizit, me një tarifë prej 15 mijë euro për koncert, ai pritet të arkëtojë rreth 120 mijë euro brenda një muaji. Një sukses i jashtëzakonshëm që e vendos Gjestin ndër artistët më të paguar të momentit në tregun shqiptar dhe europian.