FOTO/Këta janë gazetarët milionerë shqiptarë, ja kush e thotë?!

0

Ish deputeti i PS-së ka nisur të thotë këtë të enjte në debat një numër shifrash të “çmendura” për pasuritë e dy gazetarëve në studion e Opinion.

Teksa debatonte me sekretarin e përgjithshëm të PD-së, ish deputeti e gazetari Alfred Peza është irrituar kur demokrati i ka përmendur kohën kur ai ishte deputet dhe hetohej për pasurinë e tij.

Në vitin 2017 do të dilte lajmi se gruaja e Pezës kishte blerë aksione prej 1 mln eurosh në një bankë të vendit, çka solli më pas që Peza të mos rikandidohej më si deputet i PS-së në zgjedhjet e qershorit të dy viteve më parë.

Gazmend Bardhi i tha se nëse ai e sheh veten tek ata njerëz që kanë vjedhur paratë e shqiptarëve, atëherë ai duhet të ketë frikë.

Kjo e ka irrituar gazetarin, i cili i ka kujtuar demokratit që gjyqet ai i ka fituar dhe rezulton i pastër. Më tutje Peza ka filluar të thotë disa shifra të çmendura që sipas tij tregojnë pasuritë e gazetarëve shqiptarë dhe është ankuar se përse PD nuk merret me pasurinë e tyre

Peza ka nisur duke thënë se Blendi Fevziu ka një pasuri prej 10 mln eurosh, çka ka habitur dhe vetë drejtuesin e emisionit.

Peza: Fevziu ka 10 mln euro dhe askush nuk është marrë me të

Fevziu nis të qeshë

Blendi Fevziu (me të qeshur): Sa, sa… Po ku i kam unë?!

Alfred Peza: Armand Shkullaku ka vilën 1 milion euro…

Shkullaku e ka ironizuar deklaratën duke shtuar shifrën

Armand Shkullaku: Jo jo, 1 milion e 200 mijë euro…

Më tutje me tone komike, gazetari Fevziu i është drejtuar Alfred Pezës me këto fjalë:

Blendi Fevziu: Zoti Peza, fjala jote në vesh të perëndisë…