FOTO/Lipovski – Osmani: Mbështetje e vazhdueshme çeke për hyrje të Maqedonisë së Veriut në BE

Iliria News Agency
Iliria News Agency

07/02/2023

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot pati takim dhe konferencë për media me homologun e tij çek, Jan Lipavski, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend. Në takim ishte theksuar mbështetja e vazhdueshme nga Republika Çeke për rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian, ndërsa ishin konfirmuar edhe marrëdhëniet e forcuara dypalëshe, si dhe bashkëpunimi ekonomik.

“Aspekt i rëndësishëm i vizitës së sotme është gjithsesi procesi i zgjerimit të BE-së dhe më vjen mirë që pas konferencës së parë ndërqeveritare filluan bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në korrik të vitit të kaluar nën kryesimin tonë me BE-në. Shpresoj se vendi do të vazhdojë me reformat dhe do t’i miratojë ndryshimet kushtetuese. E sigurova homologun tim se mund të llogarisë në mbështetjen e vazhdueshme çeke në rrugën drejt BE-së”, theksoi Lipavski në konferencën për media, pas takimit me Osmanin.

Ai potencoi se Maqedonia e Veriut është mike dhe aleate e NATO-s e Çekisë dhe se gjithçka harmonizohet me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, siç vlerësohet dhe vërehet në të gjitha raportet.

“Presim që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e BE-së në ndërkohë edhe më tutje do të ofrojmë ndihmën tonë dhe bashkëpunimin në atë rrugë”, theksoi Lipavski.

Ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë theksoi se në shenjë të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Republikës së Çekisë dhe Maqedonisë së Veriut sot në Shkup janë edhe kryesuesi i Komisionit për Çështje Evropiane dhe Komisionit të Çështjeve të Jashtme nga Parlamenti i tyre.

Lipavski i dërgoi ftesë Osmanit për pjesëmarrje në forumin e OSBE-së për mjedisin jetësor i cili tradicionalisht mbahet në shtator në Pragë.

Osmani, pas takimit theksoi se ai dhe homologu i tij çek kanë biseduar për marrëdhëniet dypalëshe që shënojnë trend të rritjes, duke tejkaluar 250 milionë euro shkëmbim tregtar në vitin 2022.

 

https://www.facebook.com/bujar.osmani.7/posts/755595022588488

 

 

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

asambleja-kie-keshilli-i-evropes

Dy ditë historike për Kosovën në Strasburg – sot nis Asambleja e Këshillit të Evropës

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Mjekët specialistë privatë në RMV nga sot në grevë të përgjithshme

aksidenti shqiperi

Vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri, ndër më të lartat në Europë! Vendi ynë, i gjashti në listë

shkupi

Turistët nga Turqia dominojnë për turizëm në Maqedoninë e Veriut

Mickoski vmro platforma

Mickoski: Kohët kur Reçica mund të shantazhonte dhe të diktonte kushte kanë ikur

BE bruksel EU Bashkimi Evropian Unioni

EMRAT/ Ja kush janë ambasadorët dhe emisarët e rinj të BE-së në Ballkanin Perëndimor

hotel mijallkov oher

Kompania e Mijallkovit filloi me ndërtimin e një hoteli luksoz në Ohër, reagon “02 Iniciativa”

lindja mesme iran irak izrael

Pse Irani sulmoi Izraelin – dhe pse janë armiq?

Moti_26-780x470-1

Ky është parashikimi i motit për sot

INFO

NA NDIQ