FOTO/Pesë ish-funksionarë të dorëhequr kërkojnë apanazh nga 1.000 euro

0

Pesë anëtarët e deritanishëm të KSHZ-së kanë dorëzuar kërkesë për apanazh, që do të thotë se edhe një vit do të marrin pagë prej mbi 1 mijë euro. Mes tyre janë edhe kryetari i deritanishëm Aleksandar Çiçakovski, Vileota Duma dhe Igor Milev që ishin anëtarë të LSDM-së, Subhi Jakupi nga BDI dhe Silvana Boneva nga VMRO-DPMNE.

Apanazh nuk kërkojnë Sasho Srcev nga VMRO-DPMNE dhe ekspertët –anëtarë të pavarur Rexhep Prekopuca dhe Atanas Urumov.

Srcev kthehet si këshilltar shtetëror në MTL, Prekopuca në Kuvend, ndërsa Urumov në njësinë rajonale të KSHZ-së në Gjevgjeli./Medial.mk