FOTO/ Sara Gjordeni debaton ashpër me gazetaren e njohur: Kozeta Kurti mos e ul më veten

Picture of INA
INA

26/08/2024

“Përplasja” virtuale mes Kozeta Kurtit dhe Sara Gjordenit si duket s’ka për tu mbyllur lehtë! Tanimë të gjithë jeni paksa në brendësi të debatit mes dy vajzave të ekranit. “Molla e sherrit” mes tyre u bë pikërisht një deklaratë e Arjan Çanit i cili bëri disa komente aspak të hijshme për ish-deputeten dhe moderatoren, Grida Dumën.

Pas këtyre komenteve ishte Sara e cila u pozicionua përkrah Dumës, por reagimi i saj solli dhe një koment ironik nga ana e Kozetës.

“Ju bëftë dita 1000 Sara Gjordenit, që i paska dalë në mbrojtje Grida Dumës”, tha Kozeta. Ndërkohë, lidhur me këtë koment vetë Sara reagoi ditën e djeshme ku dhe iu drejtua gazetares se mënyra si ka reaguar nuk është aspak e hijshme.

“Nëse duhet të flisje ndonjëherë për mua, duhet ta bëjë ato dy muaj kur media më zhgërreu mirë në llumin e imoralitetit e shihje një vajzë që po masakrohej në sy të miliona shqiptarëve dhe ti nuk bërë asgjë! Nuk e di ku u fshehe ato dy muaj Kozetë, por tani që ke dalë, të siguroj se veprimi yt negativ nuk është më i hijshëm se ai i imi i të dalurit krah një gruaje tjetër, qoftë fake (sic e nënkupton ti) ose jo”, tha Sara ndër të tjera.

I menjëhershëm ishte reagimi i Kozetës e cila në llogarinë e saj në “Facebook” ka shkruar: Këtë radhë, ju bëftë dita 2000 Sarës, se prej saj mora vëmendjen që prisja prej vitesh e nuk po e merrja dot! Faleminderit që ekziston Sara! P.S. Tani, unë mund të them se çfarë isha duke bërë, kur ti ke bërë Big Brother Vip, por nuk e mbaj dot edhe një viralitet tjetër. Jam e pamësuar me famën dhe kam frikë mos nuk e menaxhoj dot!

E ashtu si dhe pritej një tjetër reagim erdhi nga Sara e cila i ka kërkuar publikisht Kozetës që të mos e ulë më veten.

TË FUNDIT

Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, renditet e 8-ta, Austria fituese

Gjestit po i mungon Egli Tako

VIDEO/Gjesti akoma në lidhje me Eglin, me këtë këngë e përshëndet

31 të rinj nisin kursin e gjuhës shqipe në Sanxhak, Nuraj jep lajmin

Shkëndija, kampione për herë të pestë – Tetova në festë

Mexhiti: Angazhimi politik pa ideal është oportunizëm…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË