FOTO/ Shpërndahen reklama të rrejshme me foton e Taravarit, reagon doktori

Iliria News Agency
Iliria News Agency

29/04/2023

“Si mjek, jam thellësisht i shqetësuar për reklamën e rreme që përhapet në emrin tim të një produkti dobësimi që pretendon të kontribuojë në humbjen e peshës”, ka reaguar doktori i njohur i neurologjisë,  Arben Taravari, përcjell INA.

Ai ka nxjerrë fotografitë manipulative që shpërndahen gjoja si këshillë e tij lidhur me përdorimin e një ilaçi.

“I bëj thirrje njerëzve që të jenë tejet të kujdesshëm kur hasin në një përmbajtje të tillë, të cilat në disa rrethana mund të shkaktojnë edhe dëm të madh në shëndetin e tyre.
Prioriteti im gjithmonë ka qenë shqetësim për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Të gjithë qytetarët duhet të kenë akses në informacione të sakta dhe të besueshme kur bëhet fjalë për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.
I lutem institucioneve të marrin masa ndaj reklamave të tilla të rreme që jo vetëm mund të çorientojnë konsumatorët por edhe të shkaktojnë rreziqe serioze shëndetësore”, shkroi neurologu Arben Taravari.(INA)

https://www.facebook.com/1265185232/posts/pfbid02cpRisK9x2kaf3g6Er1QwGPCaDu25ndMFe9QJ2WwYkRF63K52eNnqxGA3DaqX9e4sl/?mibextid=cr9u03

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bujar Osmani

Rreziku nga Rusia – Ja kur hapet “kutia e Pandorës” sipas Bujar Osmanit!

IZETT-1392x928

Izet Mexhiti: Përplasjet e mia në BDI datojnë nga viti 2016 kur isha kundër koalicionimit me Nikolla Gruevskin

IMG_9321

VIDEO/Pajaziti: Premtimet e Ali Ahmetit për heqjen e 20%, reprizë që 20 vite vazhdimisht përsëritet

Taravari Gostivar

Taravari: Për pak orë mblodhëm 8 mijë nënshkrime

policia-haracine

Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit / 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë nga vëllau i tij

policia-mk

Vrasje në Bllacë, krisma armësh

imer

Selmani: Për demokracinë do të ishte e shëndetshme që presidenti të zgjidhet në Kuvend

autobus-besa

Aktvendimi për “Besa Transin” do të shpallet më 7 mars

Pasaporta_Radhe_Prolet-780x470 (1)

Mërgimtarët “vërshojnë” sportelet e MPB-së, paguajn trefish për pasaportat

INFO

NA NDIQ