FOTO/ Universiteti i Tetovës dhe Universiteti “Necmettin Erbakan” nga Turqia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Picture of Ina Online
Ina Online

06/02/2024

Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Dr. Salajdin Salihi, përgjegjësja e Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare Doc. Dr. Hatibe Dehari Zeqiri, koordinatorja universitare për Erasmus +, Mr. Sc. Shpresa Ademi si dhe shefja e kabinetit të Rektorit Valmisa Novi, pritën në takim

Sekretarin gjeneral të Universitetit “Necmettin Erbakan” nga Turqia prof. Husezin Yahit Selvi. Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, marrëveshje kjo e cila ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimit në fushat e arsimit dhe hulumtimit shkencor. Po ashtu marrëveshja parasheh edhe realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe pilot-projekteve; shkëmbim të stafit hulumtues dhe të mësimdhënësve; shkëmbim të studentëve; organizim të seminareve, konferencave, punëtorive të përbashkëta; shkëmbim të botimeve shkencore dhe materialeve të tjera për qëllime kërkimi dhe arsimimi.

Gjatë këtij takimi po ashtu u prezantua edhe Atlasi i Maqedonisë së Veriut për nxënësit e shkollave fillore, i punuar nga ish-studenti i Universitetit të Tetovës Edmond Jonuzi, i cili nëpërmjet programit Erasmus + ka ndjekur studime njësemestrale në një universitet nga Republika e Turqisë. Punën hulumtuese në përpilimin e këtij atlasi e ka mentoruar prof. Husezin Yahit Selvi i cili tha se ky material do ta kompensojë mungesën e atlaseve për nxënësit e shkollave fillore në Maqedoninë e Veriut.

TË FUNDIT

Sulejmani vizitë në Katar: Mundësi të reja për investime dhe projekte të përbashkëta

Këta janë kandidatët e PDK-së me më shumë vota në nivel vendi

Mexhiti: Dëshmorët nuk janë vetëm kujtim, ata janë frymëzim!

Kush është ish-partnerja e shumëpërfolur e Gjestit?! Miku i tij i ngushtë zbulon më shumë për raportin e banorit me Diellzën…

Presidenti Trump uron Kosovën: Lidhja mes popujve tanë është e fortë

“Lufta” e Richard Grenellit ndaj Albin Kurtit/ Profesori jep lajmin e madh: Administrata Trump nuk…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË