FOTO/Zbardhen detaje të reja nga vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali 11 muaj më parë

ina-online
ina-online

11 Gusht, 2023

Pas 11 muajsh nga ngjarja e rëndë që tronditi Italinë ku një shqiptar u gjet i vrarë me një armë gjahu, prokuroria italiane ka çuar në gjykatë tre shtetas italianë.

Bëhet fjalë për dy burra dhe një grua, e cila është motra e një prej vrasësve. Ngjarja e rëndë e vrasjes së Fatmir Arës nga Shkodra futi në terr informativ hetuesit, pasi dyshonin që viktima, meqë kishte pasur precedentë të mëparshëm të ishte viktimë e ndonjë sulmi nga organizatat rivale.

Më pas, u dyshua se bëhej fjalë për borxhe, por të dyja pistat në të cilat u hetua, nuk u ra në gjurmët e vrasësve. Atëherë, policia dhe prokuroria rikthehen sërish në familjen e Arës, ripyesin gruan dhe vëllanë, pyesin edhe të njohurit e viktimës dhe kuptojnë se Fatmir Ara ishte person që nuk kishte probleme.

Atëherë rikthehen edhe njëherë tek italiani mik i tij, i cili pas seancave intensive të marrjeve në pyetje arrin të pranojë dhe të tregojë gjithë skenën horror të vrasjes së mikut të tij nga Shqipëria.

Tre autorët e dyshuar të vrasjes së sipërmarrësit Fatmir Ara, ngjarje e ndodhur më 2 shtator të vitit të kaluar në Itali, janë marrë të pandehur. Në dhjetor do të nisë gjyqi ndaj tyre. Para gjykatës do të dalin Davide Giuseppe, 31 vjeç, motra e tij Barbara, 45 vjeçe dhe, miku i tyre, 31- vjeçari Andrea Fagnoni.

Shkak për vrasjen e sipërmarrësit shqiptar u bë një investim që italiani Davide kishte bërë në Alba. Ai kishte blerë një fermë, të cilën donte ta rinovonte. Punën ia kishte besuar 43-vjeçarit shqiptar, Fatmir Ara. Por punët po shkonin ngadalë dhe për vrasësin e dyshuar kishin nisur të akumuloheshin borxhe dhe probleme ekonomike.

Prandaj mendoi që duke eliminuar Arën, ai do të hiqte qafe këto probleme dhe kështu nisi të planifikonte vrasjen. Bashkë me mikun e tij, Andrea Fagnoni, bënë një inspektim në zonën rurale të San Carlo Canavese. Plani parashikonte që shqiptari të vritej nga Davide me një çifte në pronësi të prindërve të tij.

Armën atij ia kishte sjellë e motra, Barbara, e cila e kishte marrë fshehurazi. Ndërsa Fagnoni do të priste në makinë për të lehtësuar arratisjen e vrasësit. Kështu më 2 shtator, Davide e mashtroi Arën dhe e dërgoi në San Carlo me pretekstin se do të flisnin për punë. Por sapo arritën në vendin e planifikuar, Davide ka nxjerrë armën nga ku e kishte fshehur dhe ka qëlluar 5 herë ndaj viktimës.

Pas të shtënës së parë, sipërmarrësi shqiptar ka rënë në tokë, ndërsa autori ka shtënë edhe 4 herë të tjera për t’u siguruar që do të humbte jetën. Më pas shkoi te bashkëpunëtori që e priste në një distancë të shkurtër.

Duke parë dinamikën e ngjarjes, autoritetet dyshuan fillimisht se bëhej fjalë për një ekzekutim i urdhëruar nga organizatat kriminale. Për më pas hetuesit arritën tek Osella Ghena dhe Pagnoni, ndërsa më vonë arrestuan edhe motrën e tij, Barbarën.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

nefail maliqi

Zyrtare, Zvicra bëhet me 300.000 shqiptarë

Dioguardi vjosa osmani

Presidentja Osmani dekoron me Urdhrin e Lirisë, ish-kongresistin, Joe DioGuardi dhe aktivisten Shirley Cloyes DioGuardi

Norvegjia

Norvegjia është jetë për ballkanasit, ja sa janë rrogat dhe profesionet më të paguara?

dashnim hebibi

Në tre librat e rinj të Dashnim Hebibi, do të gjeni veten të pasqyruar në petk fisnikërie

policia italiane

Vritet me kaçavidë shqiptari në Itali, autor i ngjarjes një bashkatdhetar (FOTO)

zvicer-1

I dënuari për racizëm ndaj shqiptarëve mund të zgjedhet kancelar federal i Zvicrës

us viza visa

Viza amerikane, 26.29% e aplikimeve nga Maqedonia janë refuzuar nga SHBA vitin e kaluar

zvicer-policia

“Për të mirën e taksapaguesve” – politikani zviceran e parkon veturën në zonën e ndaluar

gjermani jeta

53 mijë qytetarë të Maqedonisë vitin e kaluar janë shpërngulur në Gjermani

INFO

NA NDIQ