Fotografi shqiptar në Zvicër: Inspirohem nga emocionet njerëzore

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22/02/2022

Me prejardhje nga qyteti i bukur dhe i lashtë i Prizrenit, fotografi i ri, Nedim Berisha, po shpërfaq talentin e tij për fotografi dhe video-xhirime në Zvicër.

Dashurinë e tij për kamerën dhe aparatet e fotografisë e zbuloi herët në fëmijëri, ndërsa influencë në këtë punë kishte edhe babai i Nedimit.“Si fëmijë i vogël e shoqëroja babin tim në aktivitete kulturore e sportive. Mendoj që aty kanë qenë celulat e para të dashnisë ndaj fotografisë edhe të videove, të cilat sot janë shndërruar në pasion”, shprehet fotografi Berisha.

Duke folur për Albinfo.ch, fotografi me prejardhje nga Prizreni ka treguar se megjithëse i pëlqejnë të gjitha llojet e fotografive, fotografimin e njerëzve, filmimin e eventeve si dhe xhirimin e videoklipeve muzikore i ka më për qejfi.

“Xhirimin e eventeve familjare e bëj me qejf ngase ato përmbajnë emocione përbrenda tyre dhe kështu ndihem krenar që këto momente të ruhen falë syrit të foto e videoparatëve të mi. Nëpërmjet videoklipeve muzikore përçojmë më lehtë thelbin e mesazhit deri tek shikuesi. Pos kësaj ndjehem i lumtur që të kontribuojë në realizimin e ëndrrave të të rinjve për t‘u marrë me aktivitete kulturore siç është muzika”, tregon ai për albinfo.ch.

Inspirimin për shkrepjen e portreteve fotografi Berisha e gjen tek emocionet në fytyrat e njerëzve, ndërsa kur fotografon natyrën apo objektet thotë se i nevojitet qetësia.

Berisha e promovon punën e tij në rrjetet sociale, si Facebook, Instagram dhe në YouTube, por dëshira e tij është të organizojë një ekspozitë qoftë në Zvicër apo në Kosovë. Ndërkohë, ai thotë se ka bashkëpunim me disa organizata bamirëse, kulturore etj. Nedimi thekson se ka kërkesa për t’ia shpërndarë apo përdorur fotografitë e tij.

“Kërkesa është e madhe për t`i përdorur dhe për t’i shpërndarë fotografitë te profilet e tyre. Sidomos kur kemi të bëjmë me aktivitetet e “Marakli t`Kerreve” që organizon takime dhe ekspozita të automjeteve dhe aktivitete të ndryshme”, përfundon ai.

Punën e Nedim Berishës mund ta shihni dhe ta ndiqni në kanalet e rrjeteve sociale Facebook (www.facebook.com/nbfiilms/), Instagram (www.instagram.com/nbfiillms), dhe në YouTube (NB Films)./Agnesa Qorri/ALBINFO.CH

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1413

Mira Murati bëhet zyrtarisht pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

vlora-bregdeti-shqiptar

Banka Botërore financon me 80 milionë dollarë projektin për zhvillimin e turizmit në Shqipëri

IMG_1365

VIDEO/ Ministrja serbe e Kulturës lëshon sallën pasi Kosova merr çmim në Biennalen e Venedikut

treni

BE po shpërndanë bileta falas për udhëtime me tren nëpër Evropë, edhe Maqedonia e Veriut në listë

karnavalet ilire bozovc

Karnavalet Ilire në Bozovcë të Tetovës. Mehmedi: Të kujtojmë të kaluarën dhe traditën e këtij karnevali

filmi-Dita-e-Gruas-Musa-Ismail

Filmi “Biznesi i kënaqësisë” fitoi çmimin e filmit më të mirë artistik në “Riverside Film Festival” në Kaliforni të SHBA-ve

komedi kushtrim qerimi avni shkodra sopi

Një Stand Up Comedy e veçantë në Kumanovë (Foto)

diaspora kroaci

Takime vëllezërore me shqiptarët e Kroacisë

vlen berlin

Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

INFO

NA NDIQ