Fotografitë e publikuara me Katica Janevën në kufi janë para tre viteve

0

Disa fotografi ku shihet kryeprokurorja speciale, Katica Janeva që kanë qarkulluar dje nëpër rrjetet sociale dhe në disa portale në gjuhën maqedonase nuk janë të reja dhe se ato janë publikuar tre vite më parë.
Në këto foto që shihen, Janeva ishte fotografuar në vitin 2016 në vendkalimin kufitar Dojran. Por, lansimi i tyre u bë pasi që Janeva po qëndron për pushime në Greqi dhe se ajo është protagoniste e materialeve të fundit të publikuara nga gazeta italiane “La Verita”, ku dëgjohet zëri i saj në bisedat mes Boki 13 dhe Orce Kamçev për rastin “Reket”. (INA)