FoxNews publikon listën e personave me urdhër largimi nga ShBA, mes tyre emrat nga vendet e Ballkanit

Picture of Ina Online
Ina Online

05/02/2025

Mediumi FoxNews ka publikuar një listë të personave që kanë urdhër largimi nga SHBA-ja, e cila figuron të jetë e datës 24.11.2024.

Sipas këtij publikimi, urdhër largimi nga ky shtet kanë 1 milion e 445 mijë e 549 persona nga mbi 200 shtete të tjera, e që nuk kanë shtetësi amerikane.

Në mesin e personave që kanë urdhër largimi nga ShBA-ja janë edhe 118 kosovarë.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për të marr informacione shtesë nëse janë larguar tashmë këta persona nga SHBA-ja dhe cilat janë arsyet që është kërkuar largimi i tyre, por deri në momentin e pubikimit të këtij artikulli, MPJD nuk ka kthyer përgjigje.

Në këtë listë ka edhe shifra të personave me urdhër largimi nga SHBA-ja e që janë nga vendet e rajonit.

1 mijë e 847 persona me urdhër largimi janë nga Shqipëria, 341 janë nga Maqedonia e Veriut, 166 janë nga Bosnja dhe Hercegovina, 68 nga Mali i Zi dhe 50 janë nga Serbia.

Shteti me numrin më të madh të shtetasve më urdhër largimi është Hondurasi me 261 mijë e 651 persona, në vend të dytë është Guatemala me 253 mijë e 413 shtetas me urdhër largimi, kurse Meksika ka 252 mijë e 44 shtetas me urdhër largimi nga SHBA-ja.

Në përgjigjen dhënë nga Migrimi dhe Zbatimi i Doganës së SHBA-ve për FoxNews thuhet se nuk mund të listojnë arsyet se pse këta persona nuk po mund t’i largojnë nga shteti.

“Joshtetasit mund të ndjekin një formë lehtësimi ose mbrojtjeje nga largimi, e cila mund të përfshijë azil, ndalim largimi, ose mbrojtje sipas Konventës Kundër Torturës. Nëse një joshtetasi i jepet ndonjë formë lehtësimi nga largimi, ICE nuk është në gjendje të zbatojë heqjen (largimin)” – thuhet mes tjerash në përgjigjen dhënë FoxNews-it.

TË FUNDIT

Drenori ia shuan shpresat opozitës: Qeverinë do ta formojë Vetëvendosja, është duke pritur për…

“Kocevski pati kohë për t’u dëshmuar”, Mickoski: Na duhet luftëtar i pa kompromis me krimin

“Fëmija edhe pse pa ndjenja, lëshohet nga Spitali” – të afërmit insistojnë të hospitalizohet, ndërhyn policia e Tetovës!

Edhe Kasami kërkon dorëheqjen e Al Ahmetit nga politika

Shefja e misionit të BE-së:Vuçiq dhe Grenell kanë ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës

Vizita dhe fjalimi i Dodikut, Fronti Evropian kërkoi sqarime nga Stoillkoviqi

ME TE LEXUARA

1
Drenori ia shuan shpresat opozitës: Qeverinë do ta formojë Vetëvendosja, është duke pritur për...
1
“Kocevski pati kohë për t’u dëshmuar”, Mickoski: Na duhet luftëtar i pa kompromis me krimin
1
“Fëmija edhe pse pa ndjenja, lëshohet nga Spitali” – të afërmit insistojnë të hospitalizohet, ndërhyn policia e Tetovës!
1
Edhe Kasami kërkon dorëheqjen e Al Ahmetit nga politika
1
Shefja e misionit të BE-së:Vuçiq dhe Grenell kanë ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës

LEXO MË SHUMË