Franca e Kroacia, miliona euro dhe milionë zemra

0

Plot 1.2 miliardë vlen skuadra e gjelave sot, duke dominuar financiarisht mbi gjithë skuadrat e tjera të botërorit. Edhe FIFA thyen rekord me premiot

Franca ka fituar botërorin për herë të dytë në histori, ndërsa e ardhmja e lojtarëve të ekipit me moshë mesatare 26 vjeç do të ndriçojë jo vetëm në aspektin monetar. Plot 1.2 miliardë vlen skuadra e gjelave sot, duke dominuar financiarisht mbi gjithë skuadrat e tjera të botërorit, të cilat të gjitha së bashku në total vlejnë 10.43 miliardë euro.

Ndërkohë edhe vlera e ekipit kroat është rritur me një ritëm galopant, duke e bërë skuadër “të vogël” të vlejë 413 milionë euro. Janë këto të dhënat e fundit të “Transfermarket”, e cila analizon dhe ndjek ecurinë e tregut të futbollistëve dhe skuadrave që ata përfaqësojnë, së bashku me fitimet e jashtme nga marketingu, të drejtat televizive etj.

Kjo vlerë ngjan kaq modeste për gjelat, të cilët pas ngritjes së kupës së artë, morën edhe premiom e FIFA-s, 32.3 milionë euro, ose 10 milionë më shumë se skuadra kroate, një buxhet ky që ndihmon dy skuadrat, sidomos kroatët, të cilët do të duhet të ruajnë këtë kualitet me yje të rinj në kombëtare. Rekordi monetar i Francës, shkon paralel edhe me rekordin e FIFA-s, e cila këtë vit, si asnjëherë më parë, shpërndan plot 670 milionë euro për të gjitha skuadrat, ku “të varfrat”, ato që u eliminuan në fazën e parë, marrin secila nga 7 milionë euro.

Pritje madhështore dhe tragjike

Dy tifozë kanë humbur jetën ndërsa Franca ka festuar trofeun e dytë të Kupës së Botës. Policia u detyrua që të hidhte gaz lotsjellës mes turmës së tifozëve të cilët u përplasën pas përfundimit të ndeshjes. Në qytetin Alpine të Annecy, një tifoz 50-vjeçar i “Gjelave” është rrëzuar dhe ka rënë në një kanal gjatë triumfit 4-2 të kombëtares së tij ndaj Kroacisë në Moskë. Pastaj, në afërsi të Saint-Felix, një 30-vjeçar u gjet i vdekur pasi makina e tij u përplas në një pemë. Ky i fundit ka qenë duke festuar fitoren e ‘Les Blues’.

Incidente të shumta ka pasur edhe në qendër të kryeqytetit ku Champs Elyssse, e cila mbajti tifozët deri në orët e para të mëngjesit. Rreth 30 persona, që ishin veshur me maska të skive, janë futur në një dyqan në rrugën e famshme parisiane ku kanë lënë shishe vere dhe shampanje. Trazirat shpërthyen pas mesnate, pasi një turmë e madhe refuzoi që të shpërndahej. Një burim pranë Policisë tha se të gjitha dyqanet ishin në kaos. Autoritetet u detyruan që të mbyllnin të gjitha lidhjet e transportit, duke përfshirë shërbimet metro dhe trena të tjerë lokalë.