Franca në dilema, a do ta bllokojë ose do të jap vizën për datën për Shkupin

0

Franca mbetet e pavendosur për miratimin e datës për Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE. Ambasadori francës në Shkup Kristian Timonie, deklaroi se vendi i tij vlerëson reformat e bëra në vend por thekson se standardet e këtij vendi duhet të përkojnë me standardet evropiane. Jemi duke reflektuar. Këto reflektime kanë qenë të ndihmuara edhe nga vizitat rishtazi të ministrit të Jashtëm Nikolla Dimitrov në Paris. Autoritetet franceze kanë ndarë vlerësimet e tyre të larta për Marrëveshjen e Prespës, njëkohësisht kanë vlerësuar edhe reformat që po bëhen. Ata kanë këmnëbgulur vazhdimisht për konsolidimin e shtetit të së drejtës, njëkohësisht kanë përsëritur qëndrimin e presidentit Makron për Ballkanin Perëndimor. Cilido qoftë vendimi që do të merret me vendet e tjera anëtare, këtu duhet të mbizotërojë stabiliteti dhe njëkohësisht prosperimi dhe zhvillimi. E di se ajo që ju kërkoni është data, por njëkohësisht duhet që standardet e këtij vendi duhet të përkojnë me standardet evropiane”-pohoi Kristian Timonie, ambasador i Francës. Ndërkohë, zv.kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani ka vazhduar turneun e vizitave të tij në kryeqytetet e vendeve anëtare të BE-së për t’i bindur ata se Shkupi meriton datë. Në Varshavë të Polonisë, Osmani ka marrë mbështetje nga ministri Jashtëm polak dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Jashtme./Alsat-M