Franca fiton 14-0 ndaj Gjibraltarit, Kroacia dhe Bjellorusia me fitore

ina-online
ina-online

19/11/2023

Kanë përfunduar edhe 2 përballje të tjera, të kësaj të shtune, të vlefshme për xhiron e parafundit të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku të jemi të sinqertë nuk ka patur as spektakël dhe as numër të madh golash.

Kështu, Kroacia e Zlatko Dalic ka arritur një fitore të thjeshtë e pa lodhje, ndaj Letonisë, në “Skonto Stadions”, të Rigës, duke i mundur këta të fundit, me rezultatin e pastër 0 me 2. Fitorja e kroatëve erdhi shpejt, teksa fillimisht ishte Lovro Majer, i cili gjeti rrugën e rrjetës, në mintuën e 7’ të sfidës dhe vetëm 9 minuta më vonë, “fantazisti”, Andrej Kramaric dërgoi topin në rrjetë, për të “vulosur” rezultatin përfundimtar.

Në krahun tjetër, Bjellorusia arriti një fitore minimale, 1 me 0, ndaj Andorrës, në “Szusza Ferenc Stadion” të Budapestit, me golin e vetëm të sfidës, që erdhi nga “veterani” i sulmit bjellorus, Denis Laptev, në minutën e 83’-të të ndeshjes, duke siguruar 3 pikë të tjera, në këtë fazë kualifikuese për bjellorusët.Përsa i përket klasifikimeve, Bjellorusia mbetet në vendin e 5-të të grupit I, kësaj here me 9 pikë, vetëm 1 më pak se Kosova e vendit të 4-t, e cila në mbrëmje do të përballet me Zvicrën, ndërsa Krocia ngjitet në vendin e 2-të, të grupit D, duke “parakaluar” kështu “Dragonjtë” e Uellsit e duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e fundit të kualifikueseve.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

genc nuza

Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Dortmund – PSG në UEFA Youth League

Xhaka Taulant

Taulant Xhaka dënohet me dy ndeshje moslojë, për këtë ndërhyrje të stilit “kung-fu” (FOTO)

ibrahimovic

Ibrahimoviq rikthehet te Milani për herë të tretë

Ivan-Celikovic-

Në moshën 34 vjeçare vdes ish futbollisti i Shkëndijës!

broja

Mesazh i koduar për Brojën? Pochettino: Që të fitohet ndeshja, duhet shënuar gol

haqim memedi

Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare legjenda e futbollit tetovar Haqim Memedi

Mirlind Daku

Gol dhe fitore, Mirlind Daku merr vlerësimin e merituar tek Rubin Kazan

mourinho

Tifozët e Romës të dashuruar me Mourinhon: “Romanist për jetën”…

Jurgen Klopp

Jurgen Klopp tregon se si ndryshoi gjithë sistemin për ta përmbysur Crystal Palacen

INFO

NA NDIQ