Franca: Gjërat mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut po fillojnë të normalizohen

Iliria News Agency
Iliria News Agency

26/01/2022

Takimi i kryeministrave të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut Kiril Petkov dhe Dimitar Kovaçevski në Sofje shkaktoi reagime nga politikanët ndërkombëtarë dhe mediat, raporton “BGNES”.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, i përshkroi marrëdhëniet mes dy vendeve sikur janë duke u qetësuar pak nga pak.

“Me sa di unë, gjërat kanë filluar të qetësohen pak nga pak. Vizita e kryeministrit të ri bullgar në Shkup ndihmon për të zhbllokuar, deklaratat janë në drejtimin e duhur. Shpresoj se iniciativa e nisur do të gjejë një shprehje konkrete që të mund të thërrasim një konferencë ndërqeveritare nën presidencën tonë ose më së voni nën presidencën çeke. Por rrjedha e ngjarjeve deri më tani duket e mirë”, tha Drian.

Sipas “Euronews”, shpresat për lidhje më të ngushta midis dy qeverive të reja po rinovohen.

Mediat raportuan për pritjen e Petkovit në Kovaçevski të hënën në sheshin Aleksandar Nevski, ku dy krerët e qeverive vendosën kurora me lule në Monumentin e Ushtarit të Panjohur dhe në Monumentin e vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi.

“Në vetëm një javë, kjo është ngjarja e dytë e rëndësishme për përmirësimin e marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kryeministrat ranë dakord të rrisin përpjekjet për të përmirësuar lidhjet gjatë vizitës së Petkov në Shkup në 18 janar”, raporton Euronews.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vlen gashi kasami mexhiti taravari

VLEN sonte mban tubimin qëndror në Shkup, kanë një kërkesë për pjesëmarrësit

bilall kasami

Kasami: Një ndër pikat kryesore të qeverisë së ardhshme do të jetë procesi i decentralizimit

inbound6681746849427487932

Sistemi zgjedhor në RMV të plotësohet me lista të hapura dhe votim për kandidatin e preferuar

Kurti Greqi

Kosova i kërkon BE-së heqjen e masave: Ne i kemi përmbushur kërkesat tuaja!

kovacevski -agron

Kovaçevski: Në njësinë zgjedhore 6 të gjithë kanë kandidatë nga e kaluara, vetë LSDM ka kandidat për të ardhmen me Agron Demirin

stojance-angellov-701x430

“Ahmeti brohoriti UÇK në qendër të Shkupit”, Angellov: Përdorni frenat e dorës, pas Mickoskit janë “branitellat” që ju fituan në vitin 2001

Ali Ahmeti fronti

Fronti Evropian i përgjigjet Mickoskit

vucic

A do të shpallet Serbia shtet gjenocidal? “Misioni” i Vuçiç në OKB

fatos-rushiti

Një manipulim i ligë i radhës me kategoritë e luftës së UÇK-së

INFO

NA NDIQ