Franca këmbëngul, nuk ka datë për Shkupin dhe Tiranën

0

Sot jam këtu me pozicionin për të mbrojtur veto. Do të flasim për dy dimenzione – hapja e negociatave nga e një Evrope të përgatitur dhe reforma në procesin e negociatave, ka deklaruar sekretari shtetëror francez në çështje evropiane, Ameli de Monshalan para mbledhjes së Këshillit për punë të përgjithshme në Luksemburg, raporton SHENJA. Ameli de Monshalan, Sekretar shtetërore franceze për çështje evropiane. “Ai është një proces i gjatë dhe i frustruar për vendin i cili negocion dhe nuk krijon besueshmëri. Për këtë, kjo është një shansë e shkëlqyer të diskutojmë se si Evropa mund ta reformoj procedurën e përgjithshme për negociata dhe qasje. Bëhet fjalë për vet procesin i cili mund të jetë efikas dhe vet negociatat të kenë strukturë. Franca vlerëson se Evropa duhet të reformohet. Të gjitha vendet nga Ballkani kanë perspektivë evropiane dhe këtu nuk ka dyshime, por duhet të gjejmë mënyra kredibile me qëllim të krijohet besim edhe në rajon edhe në Evropë. Qytetarët janë ata të cilët nuk janë të kënaqur”.