​Franca mbyll edhe 1 350 shkolla për shkak të nxehtit ekstrem

Picture of INA
INA

02/07/2025

Për shkak të nxehtit ekstrem në Francë, rreth 1 350 shkolla janë mbyllur plotësisht ose pjesërisht për një ditë.

Agjencia meteorologjike franceze “Meteo France” njoftoi se është lëshuar alarm i kuq në 16 provinca, përfshirë kryeqytetin Parisin dhe një alarm portokalli është lëshuar në 68 provinca për shkak të nxehtësisë ekstreme.

Temperatura pritet të jetë të paktën 20 gradë dhe maksimumi 41 gradë Celsius gjatë ditës në vend.

Për shkak të nxehtit ekstrem, rreth 1 350 shkolla janë mbyllur plotësisht ose pjesërisht për një ditë në të gjithë vendin, shkruan AA.

Dje mësimi u pezullua në 750 shkolla për të njëjtën arsye.

Ndërkohë, rritja e ndotjes së ozonit në Paris dhe rrethinat e tij për shkak të motit të nxehtë ka mobilizuar autoritetet lokale të ndërmarrin veprime.

Në një deklaratë dje nga Departamenti i Policisë së Parisit thuhej se vetëm disa automjete që ndotin më pak mjedisin do të lejohen në trafik në Paris dhe disa provinca përreth tij ndërsa është ndaluar dalja në trafik për të gjitha automjetet e tjera.

Automjetet që operojnë për dobinë publike janë të përjashtuara nga ky vendim ndërsa janë ulur kufizimet e shpejtësisë në trafik në zonat përkatëse.

Në Francë, për shkak të motit të nxehtë, aktivitetet e njërit prej reaktorëve të centralit bërthamor “Golfech” në provincën Tarn-et-Garonne u ndaluan që nga 29 qershori.

TË FUNDIT

Arben Fetai vjen me një lajm të mirë: E zgjidhëm…

VLEN i reagon BDI-së për gjuhën shqipe

Aziri: Afrim Gashi po e lejon shkeljen e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe

Rijad Shaqiri: VLEN votoi kundër mbrojtjes së shqipes – Ndryshuan për karrige, jo për dinjitet!

Izet Mexhiti: Ata me shpifje, ne me vepra – Faktet rrëzojnë propagandën!

Ali Ahmeti, thirrje VLEN-it: Braktisni institucionet. Ju tregoj pse

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË