Franca ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për nëpunësit civilë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

28 Mars, 2023

Pavarësisht këmbënguljes së TikTok-ut se nuk ndan të dhëna të përdoruesve me qeverinë kineze, Franca është bërë vendi i fundit që ka kufizuar aksesin e zyrtarëve në të. Por në të njëjtën kohë, ajo është bërë gjithashtu vendi i parë që bën të njëjtën gjë për të gjitha aplikacionet “rekreative” ​​duke përfshirë: Netflix, Instagram, Candy Crush dhe Twitter-in.

Ndalimi i këtyre aplikacioneve, i monitoruar nga agjencia franceze e sigurisë kibernetike, do të prekë rreth 2.5 milionë nëpunës civilë.

“Aplikacionet rekreative nuk ofrojnë nivele të mjaftueshme të sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave për t’u vendosur në mjetet dixhitale të administratës. Këto aplikacione mund të përbëjnë rrezik për mbrojtjen e të dhënave të këtyre administratave dhe zyrtarëve të tyre publikë. Megjithëse, mund të ketë përjashtime për qëllime ‘komunikimi institucional’”, tha ministri i Shërbimit Civil, Stanislas Guerini.

Me sa duket Franca, ndryshe nga pjesa tjetër e Perëndimit, po i shikon kompanitë teknologjike kineze dhe amerikane në një mënyrë të ngjashme. Megjithëse ky nuk është rasti i parë i tensionit teknologjik midis SHBA-së dhe Francës.

Në vitin 2019, Franca miratoi një taksë për shërbimet digjitale, pavarësisht kërcënimeve për hakmarrje nga SHBA, të cilët argumentuan se ajo po ‘sulmonte’ në mënyrë të padrejtë gjigantët amerikanë të teknologjisë, si Google dhe Facebook.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

iphone-14

Nëse keni një iPhone, përditësoni atë menjëherë

whats-up

WhatsApp po bën gati ndryshimin e madh për përdoruesit

elon

Neuralink i Elon Musk-ut merr miratimin e FDA për studimin klinik të implanteve të trurit tek njerëzit

facebook-750x430-696x399

Facebook shpjegon se çfarë ndodh me llogaritë e përdoruesve që vdesin

telefon

Ekspertët: Rreziku nga përdorimi i teknologjisë nga fëmijët

kina

Kina i “hakmerret” SHBA-së, ia dëbon “Micronin”

Netflix

Ndryshimi i ri i Netflix sjell një lajm të keq për të gjithë adhuruesit e kinematografisë!

mira-murati

Mira Murati befason shqiptarët, ky është vendimi që ka marrë për aplikacionin e ChatGPT-së

meta-logo-1

Meta nis largimin nga puna të 10 mijë punëtorëve

INFO

NA NDIQ