Franca planifikon t’i ndalojë cigaret elektrike njëpërdorimshe

ina-online
ina-online

3 Shtator, 2023

Franca planifikon t’i ndalojë cigaret elektrike njëpërdorimshe, ka thënë kryeministrja e këtij vendi, Elisabeth Borne për radion RTL të dielën.

“Është çështje e rëndësishme për shëndetin publik”, ka thënë Borne, duke shtuar se Qeveria është duke hartuar programe kombëtare për luftim të cigares, e cila, sipas saj, është përgjegjëse për 75.000 vdekje brenda një viti në Francë.

Sipas kryeministres, pajisjet e ashtuquajtura “puff” mund të krijojnë shprehi te të rinjtë, të cilët më vonë mund të krijojnë varësi nga cigarja.

Megjithatë, ajo e ka përmendur se Qeveria franceze nuk planifikon t’i rrisë taksat në cigare vitin e ardhshëm, pas rritjes së këtij viti.

Presidenti francez, Emmanul Macron pati publikuar më 2021 disa plane ambicioze për luftim të cigares dhe alkoolit, duke u zotuar për krijim të më shumë hapësirave publike ku nuk pihet cigarja dhe që 20-vjeçarët që jetojnë në Francë më 2030, të mos jenë konsumues të cigares.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ardian Mustafai mjek

Mjeku tetovar emërohet kryemjek në repartin e Kardiologjisë në Gjermani

femija - hiperaktiv

Gjashtë dallime midis një fëmije kokëfortë dhe një fëmije të llastuar

stresi_zemra

Cilat simptoma sëmundjesh nuk duhet t’i injoroni

ushqim-frigorifer-uri-haje

Tetë shprehi të mëngjesit që po e dëmtojnë trupin tuaj

lotoj sy syri loti

Mos i mbaj lotët! Këto janë përfitimet shëndetësore të të qarit

rrudha - fytyr

Këto probleme të lëkurës tregojnë mungesë të vitaminës D

dardha

Pse dardhat janë kaq të mira për ju

intoleranca-ushqimore

Gratë duhet të hanë ndryshe kur mbushin të 40-at, zbuloni pse

Klinika-Infektive-Shkup

Rritje të rasteve me Kovid-19

INFO

NA NDIQ