FRANCA prej sot kryeson BE-në, në fokus Ballkani i ‘trazuar’

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

01/01/2022

Franca merr sot presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian nga Sllovenia. Parisi zyrtar njofton se do të fokusojë presidencën e tij në çështjet e sovranitetit dhe ndërtimit të një modeli të ri të rritjes ekonomike dhe veçon Ballkanin Perëndimor, Afrikën dhe Indo-Paqësorin si rajone me rëndësi të veçantë strategjike.

Në fjalimin e tij për presidencën e ardhshme franceze të Këshillit të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2022, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shpalli politikën e “riangazhimit dhe riinvestimit” të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

“Ballkani Perëndimor është më shumë se një lagje. Ballkani është zemra e Evropës”, theksoi Macron. Ai duke përshkruar prioritetet e presidencës franceze të BE-së, tha se Ballkani Perëndimor përsëri është me tensione. Ai vuri në dukje se BE-ja ka një “përgjegjësi të veçantë” kur bëhet fjalë për këtë rajon dhe paralajmëroi se në 50 vjet nuk do të jetë e mundur të flitet për një “Evropë të paqes” nëse Ballkani Perëndimor “lihet në situatën që është tani”, përcjell INA.

Diplomatët francezë në Bruksel thonë se Macron është “veçanërisht i motivuar” dhe do të investojë “kapitalin e tij politik në zgjidhjen e bllokadës së Ballkanit Perëndimor”.

Ai e sheh bllokadën aktuale të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës si një nga problemet kryesore në rajon.
Krahas dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në planet e presidencës franceze të Këshillit të BE-së thuhet se do të punohet për zgjidhjen e problemeve në linjën Sofje-Shkup, si dhe zgjidhjen e problemeve të brendshme në BeH, të cilat. Sipas Parisit, mund të çojë në destabilizimin e të gjithë rajonit. Për këtë, gjatë presidencës franceze, u njoftua se në maj do të organizohej një konferencë për Ballkanin Perëndimor.(INA)

TË FUNDIT
3 orë
Sa para po harxhohen për dasma?!
4 orë
Komuna e Tetovës shkurton orarin e parkingut zonal – Pas orës 21:00, qytetarët mund ta shfrytëzojnë parkingun pa pagesë
6 orë
Dënim me burg prej 1 deri 5 vjet për të shtëna me armë zjarri
7 orë
Nga mesnata çmime të reja të naftës në Maqedoninë e Veriut
10 orë
Jugu i Shqipërisë shtrenjtohet si kurrë më parë, akomodimi shkon deri në 600 euro në natë

ME TE LEXUARA

12 orë
“Ishte fëmijë i vetmuar, e ngacmonin…”/ Detaje të reja për autorin e dyshuar të atentatit ndaj ish-Presidentit Trump
1 ditë
“Unë e urrej Donald Trump”/ Kush është 20-vjeçari që qëlloi me armë ish-Presidentin e SHBA-ve, video-mesazhi që ndau pak kohë më parë
12 orë
Orban krijoi pakënaqësi me takimin me Putin e Xi, A mund t’i hiqet Hungarisë Presidenca e Këshillit të BE-së?
1 ditë
Çfarë Trump i tha sigurimit pak sekonda pasi u qëllua
10 orë
Osmani, mërgimtarëve: Jeni zemra dhe shpirti i Kosovës (VIDEO)
1 ditë
Dëshmitari: Paralajmërova sigurinë e Trump për qitësin mbi çati: Po mendoja se pse nuk ndërhynë? (FOTO)
10 orë
Jugu i Shqipërisë shtrenjtohet si kurrë më parë, akomodimi shkon deri në 600 euro në natë

LEXO MË SHUMË

dasma

Sa para po harxhohen për dasma?!

Komuna-e-Tetoves-5

Komuna e Tetovës shkurton orarin e parkingut zonal – Pas orës 21:00, qytetarët mund ta shfrytëzojnë parkingun pa pagesë

dasma krisma

Dënim me burg prej 1 deri 5 vjet për të shtëna me armë zjarri

derivate nafta dizeli benzin

Nga mesnata çmime të reja të naftës në Maqedoninë e Veriut

ksamil sarande

Jugu i Shqipërisë shtrenjtohet si kurrë më parë, akomodimi shkon deri në 600 euro në natë

vjosa osmani

Osmani, mërgimtarëve: Jeni zemra dhe shpirti i Kosovës (VIDEO)

Orban Putin

Orban krijoi pakënaqësi me takimin me Putin e Xi, A mund t’i hiqet Hungarisë Presidenca e Këshillit të BE-së?

Thomas Matthew Crooks tomas metju kroks

“Ishte fëmijë i vetmuar, e ngacmonin…”/ Detaje të reja për autorin e dyshuar të atentatit ndaj ish-Presidentit Trump

Kim Mehmeti

Pyet Shqipëria thuajse nuk e dinë: Ku janë kosovarët, pse n’ pushim nuk vijnë?!

INFO

NA NDIQ