Franca propozon konferencë ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë

0

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka propozuar organizimin e një konferencë ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë për tu rindërtuar pas tërmetit. Macron ka thënë pas samitit të NATO-s se është shumë e rëndësishme një konferencë solidariteti me Shqipërinë. “Konferenca synon të mobilizojë partnerët publikë e privatë për të organizuar rindërtimin pas tërmetit,”, ka thënë presidenti francez. Franca ka qenë një mbështetëse e madhe për Shqipërinë gjatë këtyre ditëve të vështira. Menjëherë pas rënies së tërmetit ka dërguar në Shqipëri ekipe të kërkim-shpëtimit për të ndihmuar një nxjerrjen e të mbijetuarve dhe viktimave nga rrënojat, raporton oranews. Nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri kanë mbetur të vdekur 52 persona, ndërsa janë lënduar rreth 900 të tjerë.