Franca regjistron mbi 30 mijë raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 30.317 raste të reja me COVID-19. Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë regjistruar 338 të vdekur nga virusi, si dhe 22 të vdekur në 4 ditët e fundit në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 103.632.