Franca thërret ambasadorin në Romë, pas takimit të Di Maios me “jelekverdhët”

0

Franca ka thirrur ambasadorin e saj në Roma për tu konsultuar pasi ministria e jashtme e Francës akuzoi zyrtarët italianë se po bëjnë “deklarata të pafundme” dhe “sulme të përsëritura, të pabaza” për muaj të tërë.

Në deklaratë ministria e Jashtme franceze tha se sulmet ishin të pa precedentë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kjo lëvizje e papritur në diplomacioni erdhi pas një takimi mes zëvendëskryeministrit të Italisë, Di Maio dhe liderëve të lëvizjes protestuese franceze “Jelekët e Verdhë”, të cilët kanë bërë thirrje për dorëheqjen e presidentit francez Emmanuel Macron.