Francë, vaksinimi kundër Covid-19 mund të fillojë brenda dhjetorit

0

Ministri Francez i Shëndetësisë, Oliver Veran, konfirmoi të enjten se Franca mund të fillojë vaksinat kundër Covid-19, deri në fund të vitit. Ai theksoi nevojën që autoritetet të jenë transparente në lidhje me procesin, duke pasur parasysh nivelin e lartë të skepticizmit të qytetarëve francezë ndaj vaksinimeve.

Gjatë një konference për shtyp, që detajonte se si bllokimi i dytë kombëtar i Francës është gati të lehtësohet gradualisht, Veran tha se aspektet logjistike të programit të vaksinimit do të detajohen javën e ardhshme.