Francezët do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Rumania-Kosova

INA
INA

12 Shtator, 2023

UEFA ka bërë të ditur se në ndeshjen Rumani-Kosovë, drejtësinë do ta ndajnë gjyqtarët francezë.

Shtëpia evropiane e futbollit, njoftoi se gjyqtar kryesor do të jetë Willy Delajod, ndërkaq Erwan Finjean dhe Philippe Jeanne do të jenë asistentët e tij.

Thomas Leonard do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt, ndërkaq në dhomën e VAR-it do të jenë Benoit Millot dhe Stephanie Frappart.

Loja Rumani-Kosovë luhet në stadiumin “National Arena” të Bukureshtit dhe është e vlefshme për kualifikimin në Kampionatin Evropian “EURO 2024” që do të mbahet në Gjermani.

Me fitore eventuale ndaj rumunëve, ekipi i menaxhuar nga Primozh Gliha, do të rriste gjasat për një vend në evropian.

Ndeshja i takon raundit të gjashtë në Grupin I.

Pas pesë ndeshjeve të para, Rumania ka mbledhur nëntë pikë dhe është e dyta në renditje kurse, Kosova është e pesta me katër pikë.

“Dardanët” ishin takuar me rumunët në qershor të këtij viti. Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” ishte mbyllur baras dhe pa gola.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

montella

Montella, trajneri i ri i kombëtares së Turqisë

rumani huligan kosove

Media hungareze thumbon rumunët për Kosovën

kombetarja fitore shqiperi

Fitorja ndaj polakëve e ngjit tri vende Shqipërinë

xherdan shaqiri

I ndodhi e papritura Xherdan Shaqirit

inzaghi

Inzagi del në mbrojtje të Asllanit: Do të bëja sërish zgjedhjet e fillimit

uefa

UEFA dënon ashpër FSHF, shkak janë fizhekzjarret ndaj Polonisë

Amir-Rrahmani-600x360-1

Amir Rrahmani u detyrua ta lëshoj fushën i lënduar

CHelsea

Pronarët e Chelseat duan të përgjysmojnë shpenzimet e pagave në ekip

Hakim-Ziyech

Hakimi nuk ka dyshime për “yllin” e futbollit që meriton Topin e Artë

INFO

NA NDIQ