FRASH Tetovë me aktivitet senzibilizimi për “Tetori – muaji i ndërgjegjësimit”

INA
INA

28/10/2023

Të rinjtë e Aleancës për Shqiptarët nga dega e Tetovës kanë realizuar një aktivitet unikat për senzibilizimin e opinionit dhe shënimin e Tetorit “Muaji rozë”.

Të veshur me ngjyrat unikate dhe me tëndafila rozë, FRASH Tetovë ka shpërndarë afishe për të ngritur vetëdijen për ndërgjegjësim dhe konrroll të grave si forma më e mirë për parandalimim e kancerit në gji. Në këtë aktivitet të rinjëve të FRASH -Tetovë përkrahje ju dhanë edhe Kryetari i degës së ASH në Tetovë, Flakron Bexheti dhe drejtoresha e Galerisë së Tetovës, Arbenita Meta.

Në një fjalim për opinionin, Lorina Karemani, anëtare e Forumit Rinot të Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, ka përcjellur mesazhe për rritjen e vetëdijes kolektive dhe tejkalimin e paragjykimeve kur është në pyetje shëndeti i gruas dhe femrës.

“Tetori është muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit. Kujdesi për shëndetin tuaj është shumë i rëndësishëm, ndërsa parandalimi në kohë është kujdesi më i mirë për shëndetin. Andaj, përmes këtij aksioni vullnetar ju inkurajojmë, kujdesuni për shëndetin tuaj gjatë gjithë vitit dhe gjithë jetës! Kontrolli dhe ekzaminimet e rregullta janë mënyrat më efikase për të parandaluar dhe zbuluar herët kancerin e gjirit.

Mbrojtja e shëndetit, informimi, vizitat mjeksore nuk duhet të jenë turp, por emancipim. Në këtë muaj të ndërgjegjësimit, ndani këto dhe informacionet e tjera të nevojshme për të nxitur ndërgjegjësimin dhe kujdesin ndaj shëndetit tuaj dhe më të dashurve tuaj. Parandalo, që të mos kesh nevojë për shërim. Kontrollohu sot që të mos bëhet vonë nesër. Mos kij turp nga shëndeti!”, tha Karemani.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

blinken cameron shkup

Lavrov ateroi në Shkup, por përpos Blinkenit u larguan edhe Borell dhe Kameron

lavrov bujar osmani

24info: Lavrov kundër Kosovës së pavarur, Osmani u grind me të gjithë për ta sjellë në Shkup

jeton abdullahu flamuri

Flet tetovari që ngriti flamurin kombëtar pranë kishës në Kodrën e Diellit

blinken lavrov

Blinken dhe Lavrov nuk u përpoqën në Shkup, sekretari amerikan u largua për Izrael pa mbërritur kryediplomati rus

Kovacevski

Kovaçevski: Qytetarët nuk e duan izolimin, ashtu siç ndodhi për 11 vjet

shen-naum2-696x466

Ahmet Zogu a e shiti Shën Naumin? Truku në vendimin e gjykatës së Hagës

adriatik lapaj

Lapaj: Nuk ndihem mirë që Shqipëria 30 vite s’ka bërë asgjë për shqiptarët e Maqedonisë

Borell

Borrell: Lavrovi në Shkup duhet të dëgjojë se përse e dënojmë Rusinë!

borel-kovacevski

Borell porosi partive politike në Maqedoni: Nuk duhet të ketë ndarje për BE-në, miratoni ndryshimet kushtetuese

INFO

NA NDIQ