“Freedom House”: Maqedonia po bën progres, por mbetet një vend “pjesërisht i lirë”

Iliria News Agency
Iliria News Agency

9 Mars, 2023

Në raportin e fundit të Freedom House të titulluar “Liria në botë 2023”, Maqedonia e Veriut ka një indeks vjetor të lirisë prej 68 nga njëqind pikë të mundshme, që është një përmirësim për një pikë indeksi krahasuar me vitin e kaluar.

Maqedonia e Veriut me 68 pikë renditet në grupin e shteteve “pjesërisht të lira”. Shumica e vendeve të rajonit janë në të njëjtin grup, përcjell INA.

Serbia ka shënuar rënie dhe ka 60 pikë, ndërsa Kosova ka ecur përpara me 4 pikë, duke siguruar po 60 pikë.

Shqipëria dhe Mali i Zi kanë notën 67, Bullgaria 79, Kroacia 84 dhe Greqia 86.

Indeksi më i lartë i lirisë mes vendeve të rajonit është Sllovenia – 95, dhe më e ulëta është Bosnja dhe Hercegovina – 52.

“Freedom House” në raportin e fundit vëren se liria globale po zvogëlohet për të 17-in vit radhazi.

Pushtimi rus ka çuar në shkelje katastrofike të të drejtave të njeriut në Ukrainë dhe grushtet e reja dhe përpjekjet e tjera për të minuar autoritetet e zgjedhura kanë destabilizuar Burkina Fason, Tunizinë, Perunë dhe Brazilin, vlerëson organizata.

Vendet me liritë më të mëdha në botë janë Suedia, Norvegjia dhe Finlanda me maksimum 100 pikë, SHBA ka 83, Rusia 16, Kina 9 dhe Ukraina 50. Vendet më të palira janë Koreja e Veriut me tre dhe Siria me një pikë. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kurti-1

Kurti: Kryetari i komunës së Leposaviqit po qëndron stoikisht

Screenshot_2023-06-04-16-35-55-492-edit_com.android.chrome

Përkujtim për djalin tim të mirë, Luranin

Screenshot_2023-06-04-15-57-30-481-edit_com.android.chrome

Fushata e partive politike bartet në rrjete sociale

afrim-gashi

AlternAtivA: BDI u pozicionua pas Gruevskit

Pendarovski-foto-nga-profili-i-tij-ne-facebook-perdore

Pendarovski: Duhej të niste lufta në Ukrainë që BE-së t’i kujtohej Ballkani Perëndimor!

kavadar

Përmbyten dhjetë objekte pas vërshimeve në Kavadar

mesiq stipe mesic

Mesiq: RMV-të duhet ndihmuar, është e pjekur për hyrje në BE

LAZAR ELENOVSKI

Elenovski: Kryeministri konsensual i qeverisë teknike, do të jetë Artan Grubi

BALKAN

Maqedonia dhe vendet tjera të Ballkanit në “paradhomën” e BE-së

INFO

NA NDIQ