Pas një lloj flakareshi në raundin e parë, Friedrich Merz është zgjedhur sot kancelar i ri i Gjermanisë, i 10 me radhë pas Luftës së Dytë Botërore. Në raundin e dytë Merz dhe kabineti i tij qeveritar fituan 325 vota (për zgjedhjen kancelar i duheshihn 316 vota). Friedrich Merz fitoi kështu shumicën absolute, të domosdoshme për zgjedhjen në këtë post.
Partitë e Unionit CDU/CSU dhe SPD kanë gjithësejt 328 deputetë në Bundestag, që do të thotë se tre deputetë të koalicionit të ri qeverisës prapë nuk e kanë mbështetur Merzin as në raundin e dytë. Votimi ka qenë me vota të fshehta, ndaj nuk dihet se kush ka votuar kundër.
Sidoqoftë, Merz tha se e pranon këtë votim dhe tani është kancelar i ri i Gjermanisë. Ai tani emërohet zyrtarisht nga presidenti Steinmeier në këtë postë, së bashku me minsitrat jep betimin dhe merr postin e kancelarit. Më pas mbahet edhe seanca e parë e kabinetit të ri qeverisës.
Friedrich Merz është kancelari i ri i Gjermanisë!


INA
06/05/2025
TË FUNDIT