Frizura dhe veshja e Fatimes paralajmëron “ditë të zeza” për funksionarët e korruptuar

0

Pas shqiptimit të aktgjykimit për lëndën “Tanku” kundër Gordana Jankulloskës, e cila u dënua ma gjashtë vite burg, prokurorja speciale Fatime Fetai kërkoi nga Jankulloska të mos e lëshojë vendbanimin, gjegjësisht Shkupin.
Fetai tha se duke marrë parasysh dënimin, PSP-ja ka bazë të kërkojë edhe paraburgim, por shtoi se rrethanat familjare gjegjësisht fakti se Jankulloska është nënë, kanë kërkuar që gjykata të shqiptojë masë kujdesi.
Jankulloska sot gjatë leximit të aktgjykimit nuk ishte e pranishme në Gjykatën Penale, pasi në të njëjtën kohë duhet të paraqitej në seancën për lëndën “Fortesa”.
Avokatët e Jankulloskës thanë se propozimi i PSP-së për masë shtesë është e pabazë dhe nuk ka arsye që gjykata ta pranojë atë, pasi sipas tyre, nuk ka arsye që Jankulloska të largohet nga vendi.
Në këtë seancë ra në sy frizura karakteristike e Fatime Fetait dhe veshja e saj e zezë. Sipas njohësve të “body language” (gjuhës së trupit) kjo veshje është paralajmërim se ish funksionarët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së i presin ditë të zeza.

Komentet

komentet