Fronti Europian sërish me akuza ndaj VLEN për pjesëmarrjen në Qeveri

Picture of Ina Online
Ina Online

21/06/2024

“Spektakli i sotëm tragji-komik i koalicionit që humbi zgjedhjet parlamentare, është vetëm një tentim i radhës për të mashtruar qytetarët me premtime boshe si ato të fushatës parazgjedhore që nuk arritën të bëhen as pjesë e programit të Qeverisë jolegjitime që paralajmërohet”, thekson Fronti Evropian pérmes një komunikate.

Mé tej thuhet se “Ligji për përfaqësim të drejtë i proklamuar sot nga Vlen, nuk është pjesë e programit qeveritar të dorëzuar në Kuvend nga mandatari Hristijan Mickoski.”

“Ky koalicion shërbëtorësh dhe hyzmeçarësh nuk ka aspak guxim dhe dije që të kërkojnë dhe detyrojnë padronin e tyre, VMRO-DPMNE që të përfshijë së paku një çështje kombëtare në programin qeverisës. Ajo që është zyrtare deri më tani është vetëm heqja e Balansuesit, si mekanizëm i rëndësishëm që buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe ka për qëllim mbrojtjen e bashkësive etnike nga majorizimi dhe diskriminimi në institucionet shtetërore. Për ta mbuluar këtë dështim, si dhe dështimet e tjera si humbja e zëvendëskryeministrit të parë, ulja e numrit të ministrive, humbja e ministrive më me peshë, ulja e numrit të drejtorive, zgjedhja e pro Putinistit dhe pro Vuçiqit, e anti Kosovarit Ivan Stoilkoviçit për Ministër për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe shumë dështime të tjera, Vlen sot nxori gënjeshtrën e radhës që më shumë ngjante në një shfaqe tragji-komike arsyetuese partiake për rolin e shërbetorit dhe vazalit të VMRO-së”, reagon Fronti Evropian.(INA)

TË FUNDIT

Ja kush janë deputetët e rinj

U zgjodh kryetari i Keshillit të Qytetit të Shkupit, ja kush është?

Sali a do të jetë në vend të Mexhitit, Mickoski nuk e konfirmon?

Pse askush nuk i qëndron pranë Luana Vjollcës në palestër?

Kasami: Punohet për shkrirjen e VLEN-it në parti politike

Mallkimet e Heronjve

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË