Fronti Europian hap shtabin në Tetovë, Faton Ahmeti: Në këto zgjedhje garojmë në super ligë

Picture of ina-online
ina-online

06/04/2024

Koalicioni “Fronti Europian”, mbrëmë në Tetovë hapi shtabin zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit dhe atyre parlamentare të 8 majit.

Të pranishëm në hapjen e shtabit elektoral në Tetovë, ishin sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, shefi i shtabit qendror dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi, kandidatja për deputete nga radhët e BDI-së, Rina Ajdari, zëvendës ministrja e punëve të jashtme dhe kandidate për deputete nga radhët e PDSH, Fatmire Isaku, kryetari i PDE, Arjanit Hoxha, ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri

Shefi i shtabit qendror të Bashkimit Demokratik për Integrim, Fatmir Besimi informojë për aktivitet e shtabit në nivel qendror dhe për punën e palodhshme dhe të pasuksesshme të shtabeve lokale. Ai foli për rëndësinë e “Frontit Europian” dhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare në aspektin e integrimit të vendit në BE, dhe bëri thirrje për një fushatë të qetë dhe demokratike.

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti në fjalën e tij tha se po e fillojmë fushatën për Zgjedhjet Presidenciale nga Reçica e Vogël, vendi ku janë marrë gjithmonë vendime të rëndësishme për popullin, dhe do të vazhdojmë edhe më tutje të qëndrojmë përballë çdo stuhie që na e rrezikon të mirën e përgjithshme të të gjithë qytetarëve.

Kryetari i PDE-s dhe kandidatë për deputet në njësinë e VI-të zgjedhore, Arijanit Hoxha në fjalën e tij theksoi se “Fronti Europian” jep mesazhin e bashkimit dhe përmbushjes së misionit historik, i cili do kurorëzohet me fitoren e madhe në 24 Prill dhe 8 Maj.

Ministri i Shëndetësisë dhe kandidat për deputet nga radhët e ASH-së, Ilir Demiri tha se duhet të pranojmë urdhrat e liderëve politik që i inkurajojë për punë e madhe që e bënë bashkimin e shqiptarëve për një qëllim më të madh.

Kandidatja për deputete e “Frontit Europian” nga radhët e PDSH-së, Fatmire Isaku potencoi se me pjesëmarrjen në “Frontin Europian”, Partia Demokratike Shqiptare e shpreh përkushtimin e saj në rrugën drejt anëtarësimit të plotë të vendit në Bashkimin Europian, ku të drejtat dhe vlerat e qytetareve janë në qendër të agjendës politike.(INA)

TË FUNDIT
41 minuta
Dështon linja ajrore Shkup-Korfuz
2 orë
Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit! Orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta
2 orë
Krimi i organizuar/ Dy persona dyshohen për rryshfet – paraburgim për Gjykatësin e Supremes?!
2 orë
Ulet numri i udhëtarëve në transportin rrugor në tremujorin e parë në Maqedoni
3 orë
VMRO-DPMNE-ja pret që deri me 28 maj të formohet Kuvendi, qeveria deri në mes të qershorit

ME TE LEXUARA

1 ditë
EVN Maqedoni bëri punë vullnetare në kuadër të aksionit ekologjik "GENERALKA WEEKEND 24"
8 orë
Votojnë të sëmurët, personat të pafuqishëm dhe të burgosur para rivotimit të nesërm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime
1 ditë
“Vëllavrasje”, Kasami: Deklarata e Ahmetit e rrezikshme! Ne nuk jemi të interesuar për asnjë konflikt
3 orë
VMRO-DPMNE-ja pret që deri me 28 maj të formohet Kuvendi, qeveria deri në mes të qershorit
1 ditë
A do të kemi ndryshime kushtetuese pas 6 muajve?
8 orë
Këshilli gjyqësor ia mori imunitetin gjykatësit suprem Georgiev dhe e miratoi paraburgimin të tij
1 ditë
Valixhja para komunës së Çairit, Zejdi: Nuk jam pjesë e atij skenari

LEXO MË SHUMË

Aeroporti-i-Shkupit-780x439-1-750x430-1

Dështon linja ajrore Shkup-Korfuz

qytetare-1280x899

Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit! Orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta

Prokuroria

Krimi i organizuar/ Dy persona dyshohen për rryshfet – paraburgim për Gjykatësin e Supremes?!

treni stacioni hekurudhor shkup

Ulet numri i udhëtarëve në transportin rrugor në tremujorin e parë në Maqedoni

vmro

VMRO-DPMNE-ja pret që deri me 28 maj të formohet Kuvendi, qeveria deri në mes të qershorit

kredite denar

60.090 denarë i duhen një familjeje katërantarëshe!

ixhet memeti

Ixhet Memeti nuk ka imunitet

uji-vardar

Trupi i pajetë i një burri është nxjerrë nga Vardari në afërsi të Urës së Gurit, për momentin nuk dihet identiteti i tij

Polici-a-2-750x430

Shoferi 32 vjeç nga Kërçova humbi jetën në aksident trafiku

INFO

NA NDIQ