Fronti Europian: Nuk ka nevojë të propozojmë kandidat tjetër për kryetar të Komisionit

Picture of INA
INA

23/01/2025

Nga Fronti Europian thonë se nuk ka nevojë që të propozojnë kandidat tjetër për kryetar të Komisionit për politikë sociale në Kuvend. Nga FE shtojnë se çdo deputet tjetër nga radhët e tyre, do të veprojë njëjtë si ilire Dauti.

“Fronti Europian nuk ka nevojë të propozojë kandidat tjetër për kryetar të komisionit për politikë sociale, demografi dhe të rinjë, pasi çdo deputet tjetër do të veprojë njëjtë si Ilire Dauti dhe veprimi i njëjtë do të prodhonte rezultatet e njëjta. Kryetarët e komisioneve parlamentare zgjidhen me kompromis mes partive politike dhe votohen nga 120 deputet të Kuvendit! Nuk mundet që kryetarët e komisionit të zgjidhen me koncensus dhe të shkarkohen me shumicë të thjeshtë për shkak të interpretimit për nevoja personale të Rregullores së Kuvendit! Sipas ligjit dhe rregullores përgjegjës për punën e Kuvendit dhe trupave punues të tij është Kryetari i Kuvendit.

Është detyrë e tij që të zgjidhë këtë situatë aq më tepër që si Kryetar Kuvendi nuk ishte në shërbim të mbrojtjes së integritetit dhe dinjitetit të deputetes, por u bë instrument i Levicës dhe shumicës parlamentare.

Ne nuk kemi problem me deputetët tanë dhe qëndrimet tona që t’i ndryshojmë ata sipas dëshirave të shumicës e aq më pak me diktat të shumicës”, thonë nga Fronti Europian.

TË FUNDIT

“Po e shpallin fituese opozitën, por po harrojnë që Kurti i ka nja 4 opsione me e ba qeverinë”

Pas deklaratave të Gjestit në ‘Big Brother VIP Albania’, ky është reagimi i Xhenetës

Në seancë kuvendore do të votohet për anëtarët e rinj të Këshillit të ASHMAA

Sot jepet masa e sigurisë, Veliaj niset drejt Gjykatës së Posaçme

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Guardiola për Real Madridin: Ata ishin më të mirë me topin, ne ishim pak në ankth

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË