Fronti Evropian drejtë shpërbërjes, mund të përjetoj krisje të reja brenda koalicionit?!

Picture of INA
INA

23/04/2025

Fronti Evropian po shkon drejtë shpërbërjes. Të paktën kështu lënë të kuptohet eksponentë nga ky front por edhe kundërshtaret e tyre politik pasi që pretendojnë se lëvizjet që priten nga koalicioni me të cilin prin Ali Ahmeti, do t’i humbin arsyen e funksionit grupacionit politik multi-etnik.

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti në një deklaratë për Gazetën Lajm thotë se Ahmeti preu në besë anëtarët e frontit duke bashkëpunuar me Arben Taravarin, kundërshtarin ideologjik dhe parimor të Ziadin Selës. Kjo sipas tij do të ketë pasoja politike për Frontin Evropian.

“Vetëm se ka deklarata që Fronti Evropian më nuk ekziston dhe këtë e deklaroi zoti Taravari. Prej jashtë i din më mirë punët se sa ata vet brenda. Rregullat këtu i ka thyer vetë zoti Ahmeti duke bashkëpunuar me pjesë të VLEN-it pra me Taravarin. Loja nuk ka mbaru, loja veçse ka filluar dhe unë pres që të ketë lëvizje më të mëdha”, deklaroi Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër ri parë.

Indikacione se mund të dalë nga fronti dolën edhe nga Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni. Deputeti i tyre, Bejxhan Ilias në një bisedë telefonike me Alsat tha se për momentin nuk ka negociata dhe plane për t’u larguar nga Fronti Evropian. Paraprakisht nga fronti doli, Menduh Thaçi i PDSH-së dhe Unioni i Romëve me kandidaten e saj për deputete Fatma Osmanovska. Në front mbeten, BDI, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, Skender Rexhepi me partinë Populli, Arjanit Hoxha me PDE-në dhe Sali Murat me Lëvizjen e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Ndodh ajo që i frikësoheshin të gjithë, Egli merr vendimin shokues në lidhje me veten pas daljes nga Bigu

FSK dhe Ushtria Amerikane Forcojne Aleancën Strategjike: Nenshkruhet Marrëveshja Historike per Sigurine dhe Teknologjin e Avancuar

Liderët politikë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Presidenten Osmani

Fetahu: Me ardhjen time në BFI, të gjitha xhamitë u kthyen në kontroll të BFI-së

Nazim Taipi: Rruga Tetovë–Prizren është në pikën zero, partneri më i madh na bllokonte – nuk do të bëhet brenda këtyre katër viteve

Kiara po bëhet me shtëpi të re, ka një hall për vajzën

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË