Mexhiti: Fronti ‘Jo Rusisë- Po Evropës!’ u bë Fronti ‘Jo Rusisë – po Qeverisë!’

Picture of ina-online
ina-online

08/06/2024

Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti ka ironizuar me Frontin Evropian opozitar.

“Fronti ‘Jo Rusisë po Evropës’ gjatë seancës për miratimin e Ligjit për riorganizimin e organeve të administratës edhe njëherë dëshmoi se kurrë nuk e ka pasë as hallin e Evropës, as hallin e shovinizmit, dhe sidomos jo hallin e shqiptarëve. Lehtësia me të cilën deputetët e BDI-së u pajtuan të mbështesin ligjet e shumicës mbrëmë, flasin se e vetmja gjë që atyre u intereson është si t’i krijojnë vetes nje kapixhik për në Qeveri, qoftë edhe si një patericë shërbyese për shumicën parlamentare. Themelimi i ad hok trupit për përfaqësimin e drejtë, një shpikje e dëshpëruar për ata që 20 vite kishin mundësi ta relizojne përfaqësimin e drejtë por nuk e bënë, flet se BDI është e gatshme të pranojë gjithçka, edhe lëmoshën e VMRO-së, vetëm të rrijë në hije të pushtetit”, deklaroi Mexhiti.

Sipas tij, ‘Fronti Evropian’ mbrëmë me votë i tha ‘Po Rusisë!’ Ky votim tregon dyfytyrësinë e frontmenëve të ‘frontit’, lakueshmërinë e qëndrimeve të tyre dhe kuptohet, disponimin për të qenë në qeveri në çdo variant, vetëm për të qenë!

“Që ‘Fronti Evropian’ është në krizë të brendshme e kam thënë gjatë gjithë fushatës. Kjo u pa qartë gjatë ditës së djeshme, ndërsa u vulos gjatë aktit të votimit. Në tentim për të fshehur faktin se tre deputetë të ‘frontit’ ishin të gatshëm që të votojnë ligjet e shumicës, tentuan të demonstrojnë unitet duke votuar i gjithë grupi. Por në fund, u ikën deputetët e Ziadin Selës! Me këtë akt u pa se misioni i vetëm i ‘frontit’ ishte qeveria. Në momentin që nuk ka qeveri, nuk ka as ‘front’.

Mbrëmë përfundimisht ranë maskat. Fronti ‘Jo Rusisë- Po Qeverisë’ e tregoi fytyrën e vërtetë. Nga dëshira e madhe për pushtet, qoftë edhe me VMRO të cilën gjatë gjithë fushatës e quanin parti pro-ruse dhe anti-shqiptare, mbrëmë vrapuan të merreshin vesh dhe t’ia votojnë ligjet pa asnjë problem. Para një jave, po këta deputetë, po ky front nuk e votoi Afrim Gashin, pra, një shqiptar, për kryetar parlamenti. E me të vërtetë katundi që shihet, kallaus nuk do!”, deklaroi Mexhiti.(INA)

TË FUNDIT
13 minuta
Xhaferi të hënën i'a dorëzon mandatin Mickoskit
39 minuta
Votohet Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut
40 minuta
Taravari: Betohem se do të jem në shërbim të popullit me të njejtin përkushtim si mjek
40 minuta
Kasami: Ndryshimi erdhi, shqiptarët u çliruan nga regjimi
46 minuta
Mexhiti: Sonte u votua qeveria e re, ky është misioni ynë

ME TE LEXUARA

9 orë
Mbi një mijë pelegrinë myslimanë vdesin nga temperaturat e larta në Arabinë Saudite
46 minuta
Mexhiti: Sonte u votua qeveria e re, ky është misioni ynë
9 orë
Gjenerali shqiptaro-amerikan paralajmëron fuqishëm Vuçiqin: Ja çka do të ndodhë, nëse përdorni forcën kundër Kosovës (FOTO)
40 minuta
Kasami: Ndryshimi erdhi, shqiptarët u çliruan nga regjimi
9 orë
UEFA ndëshkon sërish Shqipërinë, dënim i rëndë
40 minuta
Taravari: Betohem se do të jem në shërbim të popullit me të njejtin përkushtim si mjek

LEXO MË SHUMË

talat xhaferi

Xhaferi të hënën i’a dorëzon mandatin Mickoskit

Qeveria E RMV

Votohet Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut

vlen ministrat deputetet

Taravari: Betohem se do të jem në shërbim të popullit me të njejtin përkushtim si mjek

Bilall Kasami

Kasami: Ndryshimi erdhi, shqiptarët u çliruan nga regjimi

Qeveria vlen ministrat

Mexhiti: Sonte u votua qeveria e re, ky është misioni ynë

deputetet fronti evropian

Sela: Nuk do jemi prezent në votimin e një qeverie e cila nuk është legjitime dhe nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve

xhaka gjermani

Gjermanët dhe Zviceranët ndahen me barazim, por ecin përpara

zvicra

Zvicra i shënon gjermanëve, mbyllet pjesa e parë

bejxhan iljaz

Deputetët turq të Frontit kërkojnë që në Kuvend të flitet edhe gjuha turke

INFO

NA NDIQ