“Fronti opozitar” fiktiv po përgatit ardhjen e VMRO-së në pushtet!

Picture of ina-online
ina-online

19/08/2023

shkruan: Bujar Bajrami

Po të analizohen në thelb zhvillimet politike të 7 viteve të fundit duke filluar që nga viti 2016 kur u minua koalicioni opozitar nëpërmjet Këshillit Mbipartiak, pastaj në vitin 2020 kur nga LB u refuzua koalicioni trepalësh dhe hyrja në koalicionin MOŽEMO të Zoran Zaevit, më pastaj sabotimin dhe orientimin e votave të LB në BDI për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021, vërehet qartë se ideja e tyre dhe jo vetëm (edhe e BDI-së) ka qenë zhdukja e Aleancës për Shqiptarët.

Koalicioni ‘opozitar’ fiktiv, me Afrim Gashin, me të cilin Bilall Kasami nuk bashkohej asesi dhe për asnjë çmim, vërteton tezën që LB ka qenë e orientuar për të luftuar ASH-në dhe jo BDI-në. Bashkëpunimi me LD-në e Izet Mexhitit, i cili pamundësoj rrëzimin e qeverisë defakto të BDI-së, për të rrëzuar BDI-në, duket të jetë i pa arsyeshëm dhe një truk politik i pa besueshëm. Pra, absurditeti i këtij koalicioni fiktiv qëndron në idenë e tyre. Secili prej këtyre akterëve politik, më herët kanë qenë, në një formë ose një tjetër, ndihmesa e BDI-së dhe lojtarë të BDI-së. Nuk mundë të besosh se do ta rrëzojnë BDI-në, pikërisht ata të cilët vite me rradhë e mbrojtën atë.

Nga krejt ky maskim politik, nga kjo tentativë për krijimin e ‘identitetit’ politiko-partiak (me akrobacione dhe folklorizëm nacionalist) viza vi retorikës së ashpër të opozitës maqedonase, specifikisht të Apasievit, rezulton që, ky ‘front opozitar’ fiktiv është duke e përgatitur ardhjen e VMRO-së në pushtet.

Nisur nga fakti që nuk mund ti shmangen BDI-së (përshkak të diferencës së madhe në vota karshi partive të ‘frontit opozitar’ fiktiv), beteja del të jetë kundër Aleancës për Shqiptarët, jo vetëm për t’u penguar pjesmarrja e saj në qeveri, por për tu zhbërë tërësisht.
Pra, ideologjia e ASH-së është problemi. Ziadin Sela është problemi. Jo rastësisht të gjithë forcat politike dhe jo politike janë drejtuar drejtë ASH-së. Kjo frymë, ky koncept, ka qenë halë në sy për politikën e maqedonasve dhe herë njëra (LSDM-ja) e herë tjetra (VMRO-ja), ndonëse me satelitët e vetë në kampin politik shqiptar, vazhdimisht e kanë pasur dhe vazhdojnë që ta kenë në shënjestër Aleancën për SHQIPTARËT.

*Autori është sekretar teknik-organizativ i ASH-së

TË FUNDIT
9 orë
Ligji për “branitellat” nga viti 2002 dhe “non grata” për UÇK-në?! (DOKUMENTE)
1 ditë
EVN, hajnia përmes shtetit dhe kompanitë private
2 ditë
SHQIPJA NË MAQEDONI, GJUHË ZYRTARE APO JO?
2 ditë
Ekipi i atdhetarëve dhe patriotëve që e shtrinë sovranitetin në Veri të Kosovës
4 ditë
Një thirrje publike, çka po e vret rininë tonë?!

ME TE LEXUARA

9 orë
Ligji për “branitellat” nga viti 2002 dhe “non grata” për UÇK-në?! (DOKUMENTE)
1 ditë
EVN, hajnia përmes shtetit dhe kompanitë private

LEXO MË SHUMË

uck branitelat

Ligji për “branitellat” nga viti 2002 dhe “non grata” për UÇK-në?! (DOKUMENTE)

rexhail ramadani

EVN, hajnia përmes shtetit dhe kompanitë private

jusuf buxhovi

SHQIPJA NË MAQEDONI, GJUHË ZYRTARE APO JO?

Eugen-Shehu

Ekipi i atdhetarëve dhe patriotëve që e shtrinë sovranitetin në Veri të Kosovës

naser-pajaziti

Një thirrje publike, çka po e vret rininë tonë?!

baton haxhiu

Poshtërimi i Atdheut përmes Futbollit

astrit lulushi

Lamtumirë koleg i dashur, Astrit Lulushi!

skenderbeu gjergj kastrioti hora e arberesheve

Shtatoren e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe Sindromi i Fregolit

sunaj raimi

STOP ngulfatjes së Gjuhës Shqipe në Republikën e Maqedonisë Veriore!

INFO

NA NDIQ