Fronti opozitar shqiptar: A i keni treguar zonjës Von Der Leyen për aventurën e kthimit të Gruevskit? (Video)

Picture of INA
INA

31/10/2023

Bashkim Hasani nga “Fronti Opozitar” ka përshëndetur vizitën e Kryetares së Komisionit Evropian, znj. Von Der Leyen dhe ka pyetur drejtuesit e Qeverisë, a i kanë treguar zonjës Von Der Leyen për aventurën e kthimit të Gruevskit?

“Përshëndesim vizitën e Kryetares së Komisionit Evropian, znj. Von Der Leyen, e cila po bën të gjitha përpjekjet për të përshpejtuar integrimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në BE. Me vëmendje të veçantë dëgjuam mesazhet e saj për domosdoshmërinë e reformave të brendshme radikale në të gjitha sferat, me fokus përballjen e korrupsionit të lartë. Ne përgjithësisht ndajmë rekomandimet e saj. Në fund të fundit, këto janë edhe angazhimet tona që i përsërisim vazhdimisht dhe për të cilat ofrojmë zgjidhje dhe politika efikase.

Sot jemi këtu para Qeverisë, sepse e dimë se problemi më i madh për anëtarësimin tonë të plotë në BE është këtu, në këtë objekt. Prandaj, sot shfrytëzojmë rastin të bëjmë pyetjet e mëposhtme:

A i keni treguar zonjës Von Der Leyen për aventurën e kthimit të Gruevskit? Dhe a i shpjeguat se shpresa kryesore, natyrisht e rreme për BE-në, u bë politikani që më së shumti e largoi vendin nga BE-ja gjatë kohës që ai ishte kryeministër? A ia shpjeguat se në fakt BDI është tërhequr nga ndryshimet kushtetuese? A i thatë se fokusi i vetëm i BDI-së është të bëj përpjekje që përmes kthimit të Gruevskit të bëjë Pazar me VMRO-DPMNE-në, ku do të sjellë në tryezë edhe deputetët e LSDM-së? A e mori vesh zonja Von Der Leyen se BDI po kërkon një Qeveri të zgjeruar pas zgjedhjeve parlamentare për të ruajtur kapitalin e fituar ilegalisht?

Ndryshimet në Kodin Penal që mundësoi amnistinë e shumë ish-zyrtarëve përmes keqpërdorimit të flamurit të BE-së është konfirmimi më i mirë se BDI-ja keqpërdor integrimin evropian si mbulesë për biznese personale dhe interesa të ngushta partiake.

Shqiptarët nuk do ta falin kurrë flirtin e BDI-së me Nikolla Gruevskin, i cili i shkaktoi dëm të madh popullit tonë. Në zgjedhje, kurdo që ato të mbahen, pason dënimi i BDI-së”, u shpreh Hasani.

TË FUNDIT
59 minuta
Aksion nga Dogana e Maqedonisë: Sekuestrohen fustane, motoçikleta e cigare
1 orë
Qeni ngordhi nga i nxehti pasi polici e harroi në veturë!
1 orë
Kush do të financojë stadiumin e Tetovës? Kasami shpreson në ndihmën e Qeverisë
1 orë
Përmendën padinë ndaj Drin Ahmetit, Bexheti porosi VMRO-së: Nuk na frikësoni
1 orë
Prej nesër fillon ulja e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima

ME TE LEXUARA

1 ditë
Vdes një pushues në plazhin e Durrësit
6 orë
Taravari: BDI kurrë më s’do t’i fitojë zgjedhjet
23 orë
BDI në “lucidum intervallum”
4 orë
“Me mur të gjallë’ do ta mbrojmë tokën”/ Banorët e Koliçanit të Poshtëm të vendosur, nuk lejojnë vendosjen e fotovoltaikëve
1 ditë
Fluks i madh i makinave në Qafë Thanë
21 orë
Kallëzim penal kundër Drin Ahmetit dhe personave tjerë për keqpërdorime
59 minuta
Aksion nga Dogana e Maqedonisë: Sekuestrohen fustane, motoçikleta e cigare
1 ditë
Arrestohet një person nga Likova, i dënuar me mbi pesë vite burg
6 orë
Ibrahimi këshillon BDI-në: Angazhoni ekspertë edhe për luftën kundër korrupsionit!

LEXO MË SHUMË

63966BD2-B758-4ED5-9370-0599EA2B88F0

Aksion nga Dogana e Maqedonisë: Sekuestrohen fustane, motoçikleta e cigare

policia

Qeni ngordhi nga i nxehti pasi polici e harroi në veturë!

stadiumi tetoves

Kush do të financojë stadiumin e Tetovës? Kasami shpreson në ndihmën e Qeverisë

blerim bexheti

Përmendën padinë ndaj Drin Ahmetit, Bexheti porosi VMRO-së: Nuk na frikësoni

moti shiu

Prej nesër fillon ulja e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima

arben taravari

Taravari – Melsom: Thellimi i bashkëpunimit në shëndetësi

bilall kasami asim izairi

Dr. Asim Izairi bëhet pjesë e Lëvizjes BESA?!

bia-serbe

Serbia arreston tre spiunë të Maqedonisë së Veriut

kredite denar

Paga mesatare në muajin maj 41.252 denarë

INFO

NA NDIQ