Fronti opozitar shqiptar: Javën e ardhshme zyrtarizojmë bashkëpunimin për zgjedhjet

ina-online
ina-online

28/10/2023

Organet partiake të partive që përbëjnë Frontin opozitar shqiptar Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike javën e ardhshme pritet të sjellin vendime për të zyrtarizuar bashkëpunimin për zgjdhjet e ardhshme.

Kjo bëhet e ditur përmes një njoftimi nga LD.

“Fronti opozitar shqiptar gjithashtu hap dyert për t’u bashkuar në këtë bllok intelektualët, OJQ-të dhe subjektet tjera dhe gjithkush që e dëshiron ndryshimin në Maqedoninë e Veriut.

Gjegjësisht, në ditët në vijim, organet e çdonjërës nga partitë tona, do të mbajnë takimet e tyre të brendshme, ku pritet të mirren vendime të rëndësishme, siç është ajo për gatishmërinë dhe formalizimin e bashkëpunimit mes partive opozitare, duke përfshirë vendimin për emrin, logon e kështu me rradhë. Rrjedhimisht nga java e ardhshme do të mund të zyrtarizohet koalicionin i partive opozitare.
Shkurt e shqip, prej të hënës e andej disa njerëzve dhe subjekteve do t’i prishtet komoditeti sepse do të ndjenjë rrufen që po vjen, por për shqiptarët do të lind shpresa e ndryshimit”, thuhet në njoftim.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bdi

Kryesia qendrore ia delegon kompetencat, Ali Ahmeti do të vendos për koalicionet parazgjedhore

kovacevski

Kovaçevski i bindur se përsëri do të jetë kryeministër

Arbnor-Maliqi-LD-1130x635-1

LD: Mos nënçmohen studentët

Talat Xhaferi3

BDI do ta propozojë Talat Xhaferin për kryeministër

MUHAMERI

Zgjedhjet po afrohen, politikanët shfaqen me thesin e babadimrit

LEN lidhja evropiane per ndryshim

LEN kërkon nga pushteti përgjigje: A është i përfshirë Lupço Palevski edhe në organizimin e rastit të montuar “Monstra”?!

besa

Lulzime Ameti: Vendbanimet shqiptare pa autostrada, Qeveria prioritet kazinot

kurti vucic

Plani 6 miliardësh i BE-së, Kosova dhe Serbia përfitojnë vetëm nëse zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit e Asociacionin

kufi-bllace

Vikendi i zgjatur, shkakton kolona kilometërshe në kufirin e “Bllacës”

INFO

NA NDIQ