Shqiptarët sa do përfaqësohen në Qeverinë e re, përplasje mes Frontit dhe VLEN

Picture of ina-online
ina-online

01/06/2024

Aleanca për Shqiptarët si pjesë e Frontit Evropian ka reaguar për ministritë e paralajmëruara që do t’i kenë shqiptarët në Qeverinë e ardhshme. Sipas tyre, ndodh që për herë të parë shqiptarët të drejtojnë vetëm 4 resore ministrore në Qeverinë e paralajmëruar nga VMRO-VLEN, dhe atë 4 nga 16 resore.

“Bile, edhe më keq, do bëjnë ndryshime ligjore që të bëhen 4 nga 19, e që do të jetë ekzekutimi politiko-institucional i shqiptarëve të RMV-së”, thonë nga Aleanca që drejtohet nga Ziadin Sela, transmeton Portalb.mk.

“Përgjatë këtyre tre dekadave shqiptarët në RMV kanë drejtuar më së paku 5 nga 15 resore ministrore, gjegjësisht 6 nga 15 ministri dhe së fundi 8 resore nga 16 (pa përmendur këtu ministrat paportofol/ zëvendëskryeministrat apo edhe ato në detyrë)”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Ata thonë se nuk ka resor Ministri për Integrim e as Ministri për Qeverisje të Mirë.

Nga VLEN janë përgjigjur se Ziadin Sela po përpiqet të ndërtojë një alibi para njerëzve të tij, sepse në vend që të ishte fitues, ai qëndroi me humbësit.

“Numërimi i ministrive të menaxhuara nga shqiptarët është një koncept që nuk ka sjellë asgjë të mirë për çështjen tonë. Përkundrazi, falë korrupsionit politik të regjimit të BDI-së, zyrtarët e së cilës dikastere i shihnin si mjete për t’u pasuruar në vend që t’u shërbenin qytetarëve”, thonë nga VLEN.

Ata shtojnë se VLEN po merr një pozicion të rëndësishëm politik në Qeverinë e re dhe se do të sigurojnë një të ardhme të sigurt për popullin shqiptar.

“Ne do të udhëheqim me Kuvendin e Maqedonisë dhe 6 portofole ministrore dhe kemi legjitimitet të plotë nga shqiptarët. Koha e poshtërimeve kombëtare për hir të kënaqjes së ambicieve dhe kotësive personale po merr fund. Kush e kupton tani mirë, kush nuk e kupton do ta kuptojë në zgjedhjet vendore kur do të shkojë në zgjedhje para votuesve pa abuzime me institucionet e pushtetit ekzekutiv”, shtojnë nga koalicioni VLEN.

Kujtojmë se zgjidhjet kadrovike për eshalonin e parë dhe të dytë në pushtetin ekzekutiv janë para marrëveshjes përfundimtare në bisedimet ndërmjet grupeve punuese të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it dhe pritet që në ditët në vijim të shpallen zyrtarisht.

Referuar burimeve nga VLEN, ditët e kaluara mediat publikuan disa nga zgjidhjet kadrovike për të cilat dyshohet se është arritur marrëveshje.

Sipas këtyre informacioneve, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i ekologjisë do të jetë Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike, zëvendëskryeministër për Integrime Evropiane Admirim Aliti nga Alternativa, i cili ishte ish-ministër i administratës në Qeverinë e LSDM-së dhe Bujare Abazi nga Aleanca për Shqiptarët supozohet se do të jetë përgjegjëse për qeverisjen e politikave të mirëqenies. Bashkëpartiaku i saj, Arben Taravari, ndonëse ka bërë të ditur se është ende në mendime, ka shumë të ngjarë që të qëndrojë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ku tashmë ka pasur një përvojë të tillë. Spekulohet se kuadri i VLEN-it do të drejtojë sektorin e ekonomisë dhe politikës sociale. Për departamentin e ekonomisë përmendet emri i Besar Durmishit nga Besa, i cili është kryetar i Këshillit në Tetovë. Koalicioni do të merrte gjithashtu një numër të konsiderueshëm postesh zëvendësministrash dhe sekretarësh shteti.

TË FUNDIT
25 minuta
Taravari mori detyrën e re, nga sot drejton ministrinë e Shëndetësisë
30 minuta
Meta uron Mickoskin: Suksese! Besimplotë se do të jeni shembull frymëzimi
47 minuta
Cilat janë prioritet e VLEN-it në këtë Qeveri? Flet deputetja Mimoza Musa
2 orë
Xhaferi ia dorëzoi mandatin Mickoskit
2 orë
Sot bëhet varrimi i gazetarit Isuf Kadriu

ME TE LEXUARA

4 orë
Kush është Hristijan Mickoski, kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut
22 orë
Mbi një mijë pelegrinë myslimanë vdesin nga temperaturat e larta në Arabinë Saudite
14 orë
Mexhiti: Sonte u votua qeveria e re, ky është misioni ynë
3 orë
Varhelyi uron Mickoskin: Pres të bashkëpunojmë për të avancuar rrugën europiane të vendit
22 orë
Gjenerali shqiptaro-amerikan paralajmëron fuqishëm Vuçiqin: Ja çka do të ndodhë, nëse përdorni forcën kundër Kosovës (FOTO)
14 orë
Kasami: Ndryshimi erdhi, shqiptarët u çliruan nga regjimi
3 orë
Taravari cakton zëvendësin e tij dhe ka një mesazh për gostivarasit
22 orë
UEFA ndëshkon sërish Shqipërinë, dënim i rëndë
14 orë
Taravari: Betohem se do të jem në shërbim të popullit me të njejtin përkushtim si mjek

LEXO MË SHUMË

taravari ilir

Taravari mori detyrën e re, nga sot drejton ministrinë e Shëndetësisë

mickoski ilir meta

Meta uron Mickoskin: Suksese! Besimplotë se do të jeni shembull frymëzimi

mimoza

Cilat janë prioritet e VLEN-it në këtë Qeveri? Flet deputetja Mimoza Musa

xhaferi mickovski]

Xhaferi ia dorëzoi mandatin Mickoskit

isuf kadriu

Sot bëhet varrimi i gazetarit Isuf Kadriu

timco mucunski

Ministri Mucunski do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së

bresher

QMK: Po sanohen dëmet nga moti i ligë në Tetovë dhe Shkup

talat xhaferi

Xhaferi sot do t’ia dorëzojë funksionin e kryeministrit Hristijan Mickoskit

arben taravari

Taravari cakton zëvendësin e tij dhe ka një mesazh për gostivarasit

INFO

NA NDIQ