Fruthi po merrë hov në Maqedoninë e Veriut, edhe 105 raste të reja

0

Përfundimisht me ditën e sotme janë regjistruar gjithsej 105 raste të reja të fruthit, prej të cilave 49 në Shkup, ndërsa 56 në qytete të tjera të vendit. Deri më tani gjithsej me këtë sëmundje janë regjistruar 1.625 pacientë, informoi sot dr. Zharko Karaxhoski nga Instituti për shëndet publik, anëtar i Komisionit për sëmundje ngjitëse në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas tij, ky është numri më i madh i të sëmurëve nga fruthi në 25 vitet e fundit. Lidhur me 105 rastet më të reja, Karaxhoski potencoi se 77,1 për qind e personave të pavaksinuar, janë vaksinuar vetëm me një dozë apo persona të cilët aspak nuk ka të dhëna për statusin e vaksinimit. “Deri më tani gjithsej 27.000 persona janë vaksinuar prej fillimit të epidemisë, megjithatë edhe 15.600 persona i nënshtrohen vaksinimit, të ndjeshëm ndaj virusit, ndërkaq deri më tani nuk janë vaksinuar. Mu për këtë arsye, si epidemiolog, bëj thirrje të vazhdohet me vaksinimin”, theksoi dr. Karaxhoski. Ministria e Shëndetësisë sot kumtoi se nga personeli mjekësor deri më tani janë vaksinuar gjithjsej 1.246 punonjës shëndetësorë.