Fruthi te fëmijët/ Cilët janë shkaktarët dhe si ta parandalojmë

INA
INA

25/01/2024

FFruthi i njohur ndryshe edhe me termin Rubeola mund të kthehet në një gjendje tejet serioze deri në fatale për fëmijët e vegjël. Pavarësisht se, si pasojë e vaksinimit dhe sensibilizimit mbi këtë sëmundje kemi një rënie të numrit të të prekurve nga Fruthi, kjo sëmundje vazhdon të godasë sërish duke prekur më së shumti fëmijë nën moshën 5 vjeç.

Në rast se një person preket nga kjo sëmundje, duhet të bëjë vaksinën e fruthit brenda 72 orëve, për të parandaluar infeksionin.

Shenjat dhe simptomat e Fruthit fillojnë të jenë të dukshme afërsisht pas ditës së 10-14 pasi organizmi është ekspozuar ndaj virusit. Shenjat dhe simptomat e Fruthit zakonisht janë:

Infeksioni kalon në disa etapa të ndryshme të cilat në total zgjatin për një periudhë kohore nga 2-3 javë.

Kur duhet të drejtoheni te mjeku

Telefononi menjëherë mjekun nëse dyshoni se keni shenja apo simptoma të fruthit, apo nëse nuk jeni të vaksinuar ndaj fruthit dhe keni rënë në kontakt me një person të sëmurë.

Fruthi është një sëmundje virale shumë ngjitëse, dhe në rastet kur i prekuri nga fruthi kollitet, teshtin apo flet, mikrobet e infektuara që lëshohen në ajër prej tij mund të infektojnë personat e tjerë përreth. Po kështu këto mikrobe të infektuara mund të depozitohen në sipërfaqe të ndryshme me të cilat është në kontakt i infektuari, si në: tavolina, karrige, dyer, etj, duke qëndruar aktive dhe rrezik për infektim në rast kontakti deri në 2orë. Pra ju mund të infektoheni me këtë virus nëse prekni me gishta këto sipërfaqe të kontaminuara dhe më pas i fusni në gojë, në hundë apo fërkoni sytë. Vlerësohet se rreth 90% e personave të cilët janë ekspozuar ndaj këtij virusi, pra kanë patur kontakt me persona të infektuar, të jenë infektuar edhe ata me këtë virus.

Konsiderohen si faktorë rreziku për Fruthin:

Fruthi mund të cojë në komplikacione në të gjitha moshat por gjthsesi komplikacionet më të shpeshta hasen te fëmijët më të vegjël se 5 vjeç apo personat më të mëdhenj se 20 vjeç. Komplikacionet nga Fruthi hasen më së shumti te fëmijët nën 5 vjeç përfshijnë:

Vaksina e MMR aplikohet te fëmijët në dy doza dhe përkatësisht:

Po kështu në rast se planifikoni të udhëoni jashtë vendit, në rast se nuk jeni vaksinuar, përpara se të udhëtoni duhet të bëni vaksinën kundër fruthit.

Në rast se fëmija joimun bie në kontakt me një fëmijë të prekur nga fruthi, brenda 72 orëve duhet të kryejë vaksinën e fruthit, me qëllim parandalimin e sëmundjes.

Personat e vaksinuar fitojnë imunitet për të gjithë jetën.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ushqim2-707x383-600x360

Ushqimet që duhet me patjetër t’i shmangni në mëngjes, paralajmëron gastroenterologu

pem

Mbron zemrën dhe trurin: Ky është fruti më i shëndetshëm që mund të hani, sipas dietologëve

marramendje semurje vjellje

Ndjeni marramendje? Këtu janë arsyet e mundshme pse bota rrotullohet rreth teje

QUMSHT

Të mirat shëndetësore që vijnë nga produktet e qumështit

Turshia-Receta-Kuzhine

Përfitimet shëndetësore nga lëngu i turshive

Syri syte

Sekreti pas dridhjes së pavullnetshme të syrit

Arra

3 arsye të forta përse duhet të hani më shumë arra

vitamina-D

Dhimbjet që ju shkaktohen si pasojë e mungesës së vitaminës D

fruthi

ISHP: Gjithsej 903 persona me linë e dhenve në janar

INFO

NA NDIQ