“Fryma ime”, Mozzik takohet me vajzë

Reperi Mozzik ditë më parë publikoi një projekt muzikor të titulluar “Të dua”, dedikuar vajzës së tij Hanës.

Teksti i këngës thoshte që Hana po rritet larg babait dhe kjo gjë po i lëndonte shumë të dy.

E pas publikimit të kësaj kënge e cila ka grumbulluar mbi 6 milionë klikime, Mozziku tani është takuar me vajzën.

Ai ka publikuar një video në Instagramin e tij bashkë me Hanën e cila shprehet e lumtur që babai i ka dedikuar këngë.

“Babi e ka bërë një këngë për mua”, është shprehur Hana.

https://www.instagram.com/reel/CjIvITwDrbU/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3efe9c7e-046e-431f-ad4b-d874fea322a4

Ndërkaq edhe Mozziku është shprehur shumë i emocionuar për takimin me vajzën.

“Fryma ime! Të dua”, ka shkruar Mozziku në video.