Fryrje e trupit nga kripa e tepërt? Zbuloni mënyrën natyrale si ta largoni nga organizmi

Picture of INA
INA

12/06/2023

Ditët kur zgjoheni të rënduar dhe me sy të fryrë, me siguri që ju kanë ndodhur të paktën një herë në jetë.

Nëse përjetoni shpesh sy të fryrë, duar apo këmbë të rënduara kjo mund të ketë disa arsye duke filluar që nga mbipesha apo alergjitë.

Në rastet kur nuk vuani nga ndonjë alergji, me siguri shkaku kryesor është sasia e madhe e kripës që ngec në trup nga ushqimet.

Në këtë artikull AgroWeb.org do t’ju shpjegojë përse trupi juaj reagon në këtë mënyrë dhe se si mund t’a shmangni.

Fryrja e trupit

Kur konsumoni ushqime shumë të kripura dhe nuk pini mjaftueshëm ujë, qelizat tuaja do të kenë tendencën të humbasin balancën e tyre.

Konsumimi i sasive të mëdha të kripës mund t’a detyrojë trupin të akumulojë edhe sasi të mëdha uji brenda në organizëm.

Kjo është ndër arsyet kryesore të përjetimit të ndjesisë së fryrjes dhe rëndesës.

Uji që trupi mbledh është në fakt një burim për të parandaluar dehidratimin kundrejt sasisë së kripës së konsumuar.

Për këtë arsye do të ndiheni më të fryrë dhe më të mbushur për një kohë të gjatë.

Fryrja e syve

Nëse e konsumoni kripën me shumicë ju do të keni simptoma të syve të fryrë dhe të rënduar.

Gjithashtu mungesa e kaliumit mund t’ju shkaktojë rrathë të zinj poshtë syve.

Prandaj bëni kujdes të balanconi sa më shumë dietën tuaj.

Si t’a largoni nga organizmi

Nëse përjetoni të gjitha këto simptoma reduktimi i kripës nga ushqimet do të ishtë zgjidhja më e mirë.

Konsumoni ujë

Nëse konsumoni rreth 400 mg kripë do t’ju duhen rreth 4 gota ujë për ta nxjerrë atë tërësisht nga trupi.

Siç përmendem edhe më lart uji është një ndër mënyrat më të shpejta për të pastruar trupin nga çdo toksinë.

Ndaj konsumimi sa më shumë i ujit do t’ju ruajë nga efektet anësore që ky mineral ka në trup.

Mesatarja e konsumimit të ujit në një ditë për një të rritur është 8 – 10 gota.

Ushqime të pasura me ujë

Ndonjëherë konsumimi i 12 gotave me ujë në ditë mund të jetë i vështirë. Kështu që ju këshillojmë edhe disa mënyra të tjera. Për të zëvëndësuar një pjesë të sasisë së ujit që duhet të konsumoni, sigurohuni të fusni në dietën tuaj ushqime të pasura me të.

Ndër to një zgjedhje e sigurt dhe e shëndetëshme do të ishin gjithnjë frutat dhe perimet. Kryesisht përimet jeshile si sallata, kastraveci, lakra, specat apo edhe mollët.

Tek frutat ndër më të njohurit për sasinë e ujit që përmban sigurisht është shalqini, portokallet apo luleshtrydhet.

Ushqimet e pasura me kalium janë gjithashtu një aleat i mirë në këtë rast këtu përmendim bananet, spinaqi, brokoli, patatet.

Sigurohuni të konsumoni shumë fruta, perime dhe ujë çdo ditë për të nxjerrë çdo toksinë nga trupi juaj.

TË FUNDIT
2 ditë
Gruas nga Gostivari i thanë mjekët në Gjermani se do të vdes por ajo falë ndihmës suaj, sot 90% i kancerit është zhdukur!
6 ditë
Studimi: Obeziteti është shkaku i 32 llojeve të kancerit
6 ditë
Ekziston një moment i ditës që nuk duhet të hamë e as të pimë
1 javë
Beshliovska: Ka ikje të madhe të infermierëve nga Maqedonia
2 javë
Të ngrënit në këtë kohë shoqërohet me shtim të konsiderueshëm në peshë

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-05-17-10-35-43-444_com.facebook.katana-edit

Gruas nga Gostivari i thanë mjekët në Gjermani se do të vdes por ajo falë ndihmës suaj, sot 90% i kancerit është zhdukur!

barku obez pesha

Studimi: Obeziteti është shkaku i 32 llojeve të kancerit

ushqim-frigorifer-uri-haje

Ekziston një moment i ditës që nuk duhet të hamë e as të pimë

mjek

Beshliovska: Ka ikje të madhe të infermierëve nga Maqedonia

ushqim-frigorifer-uri-haje

Të ngrënit në këtë kohë shoqërohet me shtim të konsiderueshëm në peshë

kockat

Si ndikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

vaksina-korona

Pranoi se shkakton mpiksje gjaku, Astrazeneca tërheq vaksinën kundër Covid

mjeke

Mbi 83.5 milionë euro përfituan katër klinikat private në Maqedoni gjatë 2023

Klinika-Shkup

Në Klinikë punonin persona pa kontrata pune, Inspektorati ua ndalon hyrjen në Klinikën e Toksologjisë në Shkup

INFO

NA NDIQ