Fshati Buzallkovë i banuar me shqiptarë si pjesë e komunës së Velesit nuk ka trajtim mjekësor. Edhe pse jetojnë mbi 2 mijë banorë, ata nuk kanë mjek dhe stomatolog.
Këtë e bën të ditur Hulumtimi i Qendrës për Komunikim Qytetar, ku ka pasqyruar gjendjen e përkujdesjes shëndetësore në vend, përcjell INA.
“Ka vendbanime ku ka popullatë të theksuar, por nuk kanë kuadër mjekësor. Si shembull Buzallkova, ku jetojnë mbi 2 mijë banorë, e që nuk kanë as mjek e as stomatolog. Banorët duhet të udhëtojnë disa kilometra e orë për dhimbje të dhëmbit apo për trajtim tjetër mjekësor”, thotë Qendra për Komunikim Qytetar.
Fshati Buzallkovë gjendet mbi 12 kilometra nga Velesi. Në gjendje jo të mirë dhe me mungesë të stafit mjekësor përballen edhe Krusheva, Vallandova, Kriva Pallanka, etj. (INA)