Fshati Radushë i komunës së Sarajit të Shkupit ka ngritur flamurin gjerman në shenjë mirënjohje për Gjermaninë.
“Nuk jemi para ambasadës gjermane për të kërkuar vizë, por jemi në fshatin Radushë, dhe këtu para disa ditëve është shfaqur flamuri gjerman, të shohim cila është arsyeja e vendosjes së këtij flamuri në këtë fshat.”
“Shumica e të rinjve janë jashtë në Gjermani, 80 % e të rinjve janë në Gjermani. Të rinjtë si ta kryjnë shkollën e mesme nëse nuk gjejnë rrugëdalje të gjithë ikin jashtë, kanë ikur e gjithë rinia, nuk kanë mbetur” – tha Isen Ebibi, banor.
– Unë jam në Ceki, në kufij me Gjermaninë.
– Si e komentoni vendosjen e flamurit Gjerman?
– Ua kanë dhënë kushtet, të gjithë atje punojnë
– D.m.th. në shenjë respekti për shtetin Gjerman
– Po sigurisht
E Xhevdeti edhe pse ishte i punësuar tha se po ti jepej mundësia e punësimit në Gjermani nuk do të mendonte dy here.
“Flamuri gjerman është në shenjë respekti, shumica e të rinjve por ka edhe familjarë që janë atje. Këtu nuk ka kushte për jetesë, 300 euro rrogë, 100 euro paguajmë rrymë e ku mbeten gjerat tjera. Këtyre duhet me ua shtruar tepihun e kuq e jo vetëm flamurin” – Xhevdet Ebibi banor.
Ndryshe, fshati Radushë është 17 kilometra larg komunës së Sarajit dhe sipas regjistrimit të fundit të popullatës ka afër 2000 banorë, por shumica e tyre kanë emigruar drejt Gjermanisë ku edhe kanë hapur bizneset e tyre sidomos në fushën e gastronomisë. /KlanMacedonia/