Fshati Simnicë pa asnjë nxënës në klasë të parë

ina-online
ina-online

17 Shtator, 2023

Shkolla fillore “Ismail Qemali” e fshatit Simnicë të Gostivarit dikur kishtembi 250 nxënës, sot ka vetëm tetë nxënës, shkruanAlsat.

Nxënësi i vetëm që takuam në shkollë, ishte Artani. Ai është klasa e nëntë.

“Vetëm jam, asnjë nuk kam. Shumë keq është vet të jesh. Do kisha dashur të kem shokë shoqe. Unë kam pesë mësues, por disa vinë disa nuk vijnë, ato mësime që mi japin i mësoj. Në edukatë fizike dalim krejt, luajmë futboll, mblidhemi grup. Disa kanë shkuar në kurbet, disa kanë shkuar në qytet s’ka fëmijë. Deri klasën e tetë kam pas shok, por prej klasës së tetë skam pas shokë klase dy vjet”, theksoi Artan Bafqari, nxënës.

Mësuesi i Artanit, që është edhe përgjegjës i shkollës, thotë se, dikur kjo shkollë ishte përplot me nxënës, por migrimet si në qytet po ashtu edhe jashtë vendit, kanë bërë që shkolla dalë ngadalë të zbrazet.

“Kjo shkollë për momentin numëron tetë nxënës, katër janë të ciklit të ulët dhe katër të ciklit të lartë, nga e gjashta në të nëntën. Këtu ku jemi është klasa e gjashtë dhe ka vetëm një nxënës, dhe është tepër rëndë të punosh 40 minuta me një nxënës….Nxënës të klasës së parë nuk kemi, nuk është regjistruar këtë vit asnjë, edhe në klasë të katërt dhe shtatë nuk kemi asnjë nxënës..”, tha Premtim Lumani, mësues.

Në këtë fshat është ulur tej mase edhe numri i banorëve. Dhe e gjithë kjo, ndodh si pasojë e mungesave të shumta dhe mos kujdesit të institucioneve për fshatin Simnicë. Fshati nuk ka transport të organizuar, dhe nuk ka as dyqan për furnizime. Edhe pse ndodhet dhjetëra kilometra larg qytetit. Banorët ankohen se, fshati në këtë gjendje ka mbetur si pasojë e migrimeve në perëndim për të siguruar ekzistencën, sepse në fshat s’ka punë, e për të punuar në qytetin e Gostivarit, nuk ka transport të rregullt.

Simnicasit kërkojnë nga drejtuesit e institucioneve që t’iu sigurohen kushtet elementare, siç është transporti për në qytet, ambulantë dhe punë, që të mund të mbijetojnë, dhe jo vizita prej drejtuesve të komunës dhe të Qeverisë vetëm para zgjedhjeve. / Alsat.mk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5224

Taravari: Nëse lejohet rikthimi i Gruevskit, ASH do ta shyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri

FB_IMG_1695418204908

KËTU (NË TETOVË) BUJTI MBRETI ZOG…!

vaksina-anti-covid-19-scaled-1-1

Interesim i vogël për vaksinim kundër COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Agim islami2

Amnistia / Agim Islami: Kriminelët është më me rëndësi të lirohen, sesa të pafajshmit!

Arben Taravari

Taravari: Ligji për Amnisti kalon javën e ardhshme

duhan cigare

Fëmijëve u shiten cigare me copë para shkollave në Tetovë (VIDEO)

shkolle arsimtari nxenesi

Skandal në shkollën shqipe, mësuesi godet e ofendon rëndë nxënësit: O psikopat, a e di se çfarë të bëjë

Klinika-Shkup

Shënon rritje numri i pacientëve me grip, por edhe me Covid-19 në Maqedoni

instituti-arben-xhaferi

Instituti “Arben Xhaferi”: Ndryshimi i Kodit Penal anti evropian dhe i dëmshëm në luftën kundër korrupsionit

INFO

NA NDIQ