“Fshatin e bënë klasë shkolle – Mexhiti akuzon BDI dhe LSDM për falsifikim të regjistrimit”

Picture of INA
INA

26/06/2025

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka ngritur akuza të rënda për manipulime në regjistrimin e popullsisë së vitit 2021, duke e cilësuar procesin si të orkestruar nga kuadro të LSDM dhe BDI-së, me qëllime politike.

Në një reagim të publikuar të dielën, Mexhiti zbuloi një shembull konkret nga fshati Gërçec, një nga vendbanimet më të mëdha të Komunës së Sarajit, ku sipas të dhënave zyrtare të Entit për Statistikë, janë regjistruar vetëm 36 banorë, ndërkohë që nuk është evidentuar asnjë banor jorezident.

“Vëllezër e motra, patriotat e BDI kanë regjistruar vetëm 36 banorë në Gërçec – sa një klasë e shkollës fillore! Po flasim për fshatin e pestë më të madh në Komunën e Sarajit. Ky është mashtrim, manipulim dhe krim statistikor me pasoja të mëdha për shqiptarët,” theksoi Mexhiti.

Ai premtoi se në ditët në vijim do të publikojë edhe “informacione të reja të tmerrshme” lidhur me keqpërdorimet dhe shtrembërimet e regjistrimit, duke paralajmëruar një betejë të hapur kundër asaj që e quan “gënjeshtër zyrtare e regjistruar”. (INA)

TË FUNDIT

Arben Fetai vjen me një lajm të mirë: E zgjidhëm…

VLEN i reagon BDI-së për gjuhën shqipe

Aziri: Afrim Gashi po e lejon shkeljen e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe

Rijad Shaqiri: VLEN votoi kundër mbrojtjes së shqipes – Ndryshuan për karrige, jo për dinjitet!

Izet Mexhiti: Ata me shpifje, ne me vepra – Faktet rrëzojnë propagandën!

Ali Ahmeti, thirrje VLEN-it: Braktisni institucionet. Ju tregoj pse

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË